Aksident në Fier, automjeti përmbyset në rrugë, plagoset shoferi

112
Sigal

Një automjet është aksidentuar në rrugën hyrëse në Fier, përballë Drejtorisë së Tatimeve në Fier në lagjen Kastriot.

Në automjet ka qenë vetëm drejtuesi i cili është nxjerrë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Burimet shpjegojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka shmangur një qen dhe ka frenuar por automjeti është botuar në rrugë.