Pranga pronarit të galerisë në Dibër, pas vdekjes së dy minatorëve

469
Një ditë pas tragjedisë në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj, policia ka arrestuar ditën e sotme pronarin galerisë “Pula X” Isuf Pula 68 vjeç.
68 vjeçari u arrestua në Don Boska në Tiranë, pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurimit në punë në galeri, ku si pasojë ditën e djeshme (30 gusht) në fshatin Kacni në Dibër humbën jetën Miftar dhe Albert Lisha përkatësisht 55 dhe 32 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale “Shkelje e rregullave të sigurimit në punë” dhe ” Punësim i Paligjshëm” neni 289 dhe 170/a i kodit penal.
Sipas policisë 54 vjeçari, Miftar Losha, dhe kushëriri i tij, Albert Losha, 32 vjeç nga fshati Kocni në dalje të një Galerie në minierën e Selishtës kanë qenë duke shpuar disa vrima në sipërfaqen tokësore ku për pasojë është shkëputur një masiv shkëmbor dhe ka zënë poshtë dy minatorët.
Me ndihmën e banorëve të zonës dhe policisë është bërë e mundur nxjerrja e trupave dhe janë dërguar urgjentisht me helikopter për ndihmë në spitalin e traumës në Tiranë por gjate rrugës si pasoje e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka një grup punë të Ministrisë së Energjetikës dhe Inspektoratit të Punës.
Sigal