Blerina Llalla: Çdo ngjarje që prodhon realiteti i një dite në Shqipëri përmban elementë kauzash për të protestuar

227
Sigal

Përbri zhvillimeve aspak të këdshme politike në vënd shqetësuese janë ngjarjet e rënda që pasqyrohen në shtyp dhe tregojnë një stad social shumë të degraduar. Duke filluar që nga prostitucioni, lëndët narkotike, aksidentet, sherret banale, kanosjet me jetë deri tek ngjarja më e rendë që prodhoi aktualiteti i dështuar i rendit dhe drejtësisë ditën e djeshme me vrasësjen e femrave. Femrat po paguajë faturën më të rëndë në një shoqëri ku elemti burrë duket se është shpërbërë deri në atë pikë ku përvec ligjit, moreve, tabuve thyen dhe kanunin dhe normat e humanizmit, duke na treguar refleksionin e skizofrenisë absurd që ekziston në atë vend që ata lart nëpër karrige nuk lodhen së reklamuari në fuqi të gënjeshtrës dhe rrjepjes. Pjesa tjetër, atyre nuk u intereson. Shohin vetëm tryezat e tyre, paktet e errëta, negociatat, korrupsionin dhe s’kanë kohë të mendojnë për arsyet e vërteta për të cilat u vendosën në krye. Shqipëria, politika, biznesi dhe krimi Shqiptar janë bërë si ai thesi me fekale që s’ka gropë septike ta marrë përsipër, dhe tashmë për dreq vinë erë shumë shumë keq, As mizat e gjësë së ngordhur su afrohen dot se kan hall se asfiksohen nga kutërbimi që ia kalon dhe kadavrës më të kalbur.

Nëse do kthenim kokën vetëm për pak caste drejt vendeve të tjera, diku-diku do shihnim ministra, deputetë, kryeministra të cilët kanë dhënë dorëheqjen menjëherë pas një skandali, ngjarje fatale apo aksidente, fatkeqësi natyrore e kështu radhazi. Kjo edhe kur s’kan qënë shkaktarët direkt apo indirect të ngjarjeve, porn ë anën tjetër kjo tregon integritetin e imazhit politik, i cili sapo shesh që gjërat nuk janë menaxhuar si duhet nga ana e tyre, largohen. Rasti më i freskët, Ministri i Infrastrukturës në Greqi ditën e djeshme dha dorëheqjen pas aksidentit fatal që mori dhejtra jetë.
Ky është kulmi i ndërgjegjes që politika Shqiptare se njeh. Politika me mendësi zaptuese, diktuese e cila vetes I lejon gjithcka dhe ngul këmbë në krimin e vet duke pasuar dhe fajin, nga ekzekutor nëpërmjet një cilkli auto- metamorfoze artificiale të ndyrë kthehet në viktimë. U bëra pa dashje thotë Rama pjesë e kësaj mase të errët. Mjaft me. Ka kaq shumë gjëra për të bërë, flisni shani, etj.

Në vend që të përulet, jo vetëm ai por të gjithë liderët e forcave politike në Shqipëri, nuk duhet vetëm të përulen, por ata duhet të ulen në gjunjë para popullit Shqiptar dhe t’i kërkojnë falje, që ia rropën lëkurën. T’I kërkojnë falje për atë që bënë në të keq dhe për atë që s’bënë në të mirë. Dhe për cdo pazarllëk që bënë me lëkurën e Shqiptarit që e shndërruan në lluks për veten a tyre. Që nuk treguan respekt për fëmijën e popullit, por vetëm pjellën e tyre. E yshqyen dhe na e shitën për më të mirën e më të mencurën, me kafshatën e vjedhur nga pjata e fëmijëve dhe të ardhmes Shqiptare, si një herë e një kohë Rama sdo të ngurronte të vidhte bërxollën nga pjata e shokut. Nuk kanë asgjë më tepër ata nga fëmija Shqiptarit, kan vetëm një, pasurinë e vjedhur të familjeve shqiptare.

Në vënd të përulet dhe të ulë kokën e të ikë, Rama vijon talljen qësëndisjen dhe endrrat e tij. Në vend që të trashte zërin, dhe për cfarë ndodhi dje, ti merrte Ulsin dhe Cucin e t’i pyeste cdo bëni, pse deri këtu. Por natyrisht një reagim apo një akt solidarizimi me dhunën ndaj femrës nuk mund ta presim nga ana e një individi I cili nën kthetrat e skizofrenise, dhe sadizmit abuzoi historikisht me elementin femër, si mohon dot, se edhe prova most të kenë njerëzit, I ka në memorien e tij e do ta përndjekin gjithë jetën i di vetë më mirë se askush ai të vërtetat e tij, së bashku me ndotjet pas akteve. Nëse ju e shihni model suksesi, unë e shoh model dëshitimi në fuqi, I cili reflekton dhe dështimin e shoqërisë shqiptare përballë kushteve të zgjedhjes. Të nënshtruar ndaj sadizmit dhe fetishizmit politik, kjo e dyta ndoshta padashje, por që për fat të keq po ndodh. Vetëm që mungon elementi kënaqësisë, e kësisoj po prodhon llum, krim, e të zezën, deri tek mongolët historikë.

Nëse do të rikthehem e do ndalem tek ngjarja kriminale e djeshme, e një individi me deformime ekstreme mendore, psikike, sociale, personaliteti, integriteti, atëherë tek ai shoh të reflektuar 100% qëndrimin, fytyrën dhe reagimin e Strukturave të Rendit e drejtësisë përballë femrës në shoqërinë Shqiptare. Të papërgjegjshëm, indiferentë, të korruptuar, moskokcarës. Minimumi nuk pashë askund të flitej për asistencë psikologu gjatë proceseve, por krenarisht thuhet ai kishte paralajmëruar. Po sim und të lihet I lirë një person që bën deklarata të tilla nga institucionet e drejtësisë. Si u Analizua ky rast? Cfarë masha u morën? Apo hajde e hedhim në rrugë të bëjë cka për të bërë e të mblëdhë mendjen. S’na intereson!

Që në momentin që ndodhi ngjarja, arrestimin mbase e quajnë sukses tani, por është dështimi më I madh. Që në atë moment Ministri Brendshëm, dhe Ministri Drejtësisë duhet të kishin reflektuar dhe të jepnin dorëheqjen. Kjo sepse ngjarje të tilla, e cdo ngjarje që shohim cdo ditë në kronikën e zezë, tregojnë që keqmenazhimi i këtyre institucioneve po prodhon fatkeqësi cdo ditë. Përse nuk e japin dorëheqjen. Apo mjafton një s’jam ekzekutori direkt, por indirekt, kemi ende punë ende kontrata, rryshfete, pazare e të tjera për të bërë. Sistemi gjyqësor në shqipëri dhe instancat e prokurorisë janë ndër më të gangrenizuarat. Janë ata që dhe një protest të ndodhë ferkojnë duart, ishalla arrestohet ndonjë të marrim ndonjë lek lale. Janë ato institucione ku cdo gjë bëhet me paramendim, janë ekzekutorët e vërtëtë! Sepse para cdo gjyqi apo kauze, informohen njëherë për nivelin social, statusin, dhe buxhetin personal të individit, pastaj shqyrtojnë faturat e bardha dhe sa mund të firojnë për tu strehuar në xhepin e tyre. Janë këta kriminelët e vërtëtë që ushtrojnë procesin më të rëndë të presionit në atë vend ku vetëm drejtësi nuk ka, dhe kur e blen kontrabandë, ka cmimin më të lartë. Një system që do asgjësuar nga koka deri tek këmbët. Një mentalitet gjykues i dështuar, mafioz, gjobvënës. E po nga ta mbajë mendjen ai milet? Tek taksat, tek gjobat në të zezë, apo tek dopjo fatyrat e fryra që edhe një jetë su del t’i lajnë në Shqipëri. E kësisoj ai vend së bashku me qytetarin dobësohet nga dita në ditë. Ata me kollare atje lartë, fryhen si gangsterë në delir. Të Eksituar nga pushteti dhe i kanë ngatërruar do vegla e do punë, do ingranazhe sa spo dinë më ku ti vënë e kujt t’ia vënë, po ngatërrohen dhe me njëri tjetrin. Dhe njëri tjetrit kur ja venë harrojnë si bëhet, e bëjnë keq. Kur ata janë të pamëshirshëm Brenda llojit, si prisni mëshirë ju milet?

Krimi që ndodhi ditën e djeshme, uli Akoma më tepër vlerën e burrërisë ne vitin 2023 dhe duhet të prodhojë vetëm një ngjarje në Shqipëri, largimin e Zaptuesit Manja, dhe Cucit. Ndaj sot duhet të protestohet akoma më fort përballë këtyre dy dikastereve që pretendojnë se po punojnë teksa lozin me interpretime, dhe aktivitetet e njëri tjetrit mbulojnë. Mos harroni, dhe pas kësaj ngjarje fshihen “Skandale” shumë të mëdha. Janë ai zinxhiri që mbajnë peng qenin e kufirit të drejtësisë. Por që po u lëshua, ha dhe të zotnë.

Shqipëria është vendi i cudirave, ku ja fusin dhe fesë, e Zotit vetë, ku ata agjentët fetarë të kamufluar thonë, mos, se harrami nuk bëhet hallall. Del politikani Shqiptar e thote, Harrami bëhet hallall dhe shijon, ose Harrami është Hallalli më i madh. E po ju bëfte mire nëse qënka ashtu. Zotërinj ekstremistë në pushtet. Të fala Klerëve.