“Më vr.au motrën, autori u lirua pas 4 muajsh”- Vëllai i vikt.imës shfaqet në protestë: Kishte marrëdhënie të mira vetëm me alkoolin. Jeta e njeriut vlen më shumë se…

94
Sigal

Një protestues i cili ka dalë në protestën e sotme para Ministrisë së Drejtësisë pas vrasjes së tre grave një ditë më parë në Tiranë ka denoncuar lirimin nga qelia të vrasësit të motrës së tij, vitin e kaluar.

Ai u shpreh se ish kunati i vrau motrën e tij në shtator të vitit të kaluar, dhe u lirua nga qelia katër muaj më vonë me arsyetimin për marrëdhënie të mira në komunitet.

“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave,, Gjykatës është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin.

Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua.

Sepse ajo është nënë. Sot bashkëpunëtor i krimit edhe drejtësia. Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri”, deklaroi ai.