Meta: Lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme e “Rilindjes”

83
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë që të lejë kryeqendrën e veriut pa gjykata.

Sipas Metës ky është një vendim i qëllimshëm që ka si synim diskriminimin e Shkodrës.

Meta ka kërkuar që qytetarët me 14 maj t’i japin përgjigjen e merituar qeverisë duke e ndëshkuar me votë.

Postimi i Metës:

Lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme e “Rilindjes”.

Sot në Shkodër qytetarët vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo bandë që është armike e interesit publik.

Ndaj më 14 Maj, në Shkodër dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, ndëshkimi me votë për këtë bandë është i pashmangshëm.