Vranësira, shi, stuhi e dëborë, java nis me mot të keq në vend, çfarë parashikohet

154
Sigal

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Kryesisht ky mot do të jetë në veriperëndim, në pjesën e parë të ditës. Pritet që të ketë dhe reshje dëbore.  Reshjet do të humbasin intensitet pasdite, reshje bore ne Alpe.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes, rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 4/13°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 12/16°C.