Rrahën dhëndrin dhe krushkun, arrestohen babë e bir

214
Sigal

Mëngjesin e sotëm dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për dhunë në familje.

Të arrestuarit janë B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).