Speciale nga Zabit Çuku: Xhevat Majko Lluri, patrioti, ushtaraku, publicisti dhe prindëri shembullor, aktivisti i palodhur, fotografi pasionant dhe pasardhës veteran

432
Sigal

XHEVAT MAJKO LLURI, PASARDHËS -VETERAN ME NJË PROFIL TË GJERË  ATDHETAR, PATRIOTIK E SHOQËROR

 XHEVAT MAJKO LLURI, PATRIOTI, PUBLICISTI DHE PRINDI SHEMBULLOR

( 15 qershor 1939 -22 mars 2021)

(Bisedë e zhvilluar më 10 gusht 2020, Golem-Durrës nga pasardhës- veteran, Zabit Çuku).

  Këto ditë ndahet nga jeta pasardhës veterani, Xhevat Lluri një aktivist deri ditën e fundit të jetës tij. Ne Zona 3 e organizatës së veteranëve nuk besojmë, pasi Xhevati u largua fizikisht, por puna, jeta dhe aktiviteti tij, ecën e nuk do ndërpritet asnjë minutë, pasi kështu punonte ai,  pa u ndaluar Xhevat Lluri.

Me masat e protokollit këto ditë iu bënë respekte dhe nderime, të cilat i takonin duke respektuar jetën veprën dhe aktivitetin e tij në organizatën e veteranëve, të zonës 3, deri në organet e larta në Komitetin Kombëtar të Tiranës, të Përgjithshëm dhe në stafin e gazetës “Kushtrim Brezash’’.

Familja humbi njeriun e dashur, prindin dhe familjarin e nderuar, ne shokët kolegun, kryetarin e pa lodhur në çdo kohë, me takime vizita ceremoni ditëlindje dhe largime nga jeta, vlerësime për secilin anëtar, një trashëgues i lartë i vlerave të LANÇL ndër breza. Ai mbetet në kujtesën tone, dhe i pa harruar qoftë për jetë!

          Ka lindur më 15 qershor, viti 1939 në fshatin Prongji krahina e Kardhiqit, rrethi Gjirokastër. Prejardhjen e tij me tradita atdhetare e patriotike e gjejmë në familje dhe në fshatin e tij Prongji, të cilët kanë tradita të vjetra atdhetare, trimërie, pune, culture. Këta njihen për mikëpritje, thjeshtësi, harmoni, e cilësi këto që janë manifestuar në etapa të ndryshme të zhvillimit. Kanë ndritur edhe në familjen e thjeshtë Lluri. “Bëmë baba, të të ngjaj”, kjo ndodh edhe me pasardhës -veteranin Xhevat Lluri, një ish- kuadër ushtarak, një trashëgues e patriot i flaktë. Xhevati ishte vetëm tre muajsh kur Shqipëria u pushtua nga fashizmi italian, ai u edukua dhe vetëedukua me frymën e dashurisë për atdheun dhe urrejtjen ndaj fashizmit.

Por rrënjët e patriotizmit u ngulitën tek ai nga prindërit e tij, pasi ky ishte një filiz që rritej i shëndetshëm që dëgjojnte  këngën e grupit të Prongjisë:

“Që kur hyri 7 prilli./ U tha bari e tërfili/ Pushoi e s’këndoi bilbili./ Shkeli Shqipërinë katili”.

Këto vargje i thoshte përmendësh babai tij Majko, që në kohën e pushtimit osman i çonte ushqimin Çerçiz Topullit në shpellë, e cila mori emrin e tij, e që ndiqej nga koshadhët turq pas vrasjes së bimbashit në mars 1908, në Gjirokastër, nga luftëtari çetës tij, Barjam Ligu (Prongjia), si dhe tregimet për luftën kundër andartëve grekë, që donin të coptonin Jugun e vendit më 1913-1915, për Luftën italo-greke më 1940, dhe ardhjen e ushtarëve grekë në fshat e në krahinë; për trimat në Luftën e Vlorës kundër italianëve e tjerë. Babai i tij i rritur jetim vetëm me nënën, një atdhetar patriot i historisë mbështeti Qeverinë e Fan Nolit, merr pjesë në Luftën e Vlorës, më pas në aksione luftarake me pjesëmarrjen në batalionin territorial të krahinës. I vlerësuar me titullin “Patriot i shquar”.

 

Dëgjonte dy vëllezërit e tij Ruzhdiun, që ishte partizan i Brigadës VI-të, S. Pertefin, që militonte dhe vepronte në organizatën e rinisë antifashiste dhe kryente aktivitete në favor të luftës partizane. Në vitet 1946-1954, Xhevati kryen me shumë dëshirë arsimin e kohës në Shkollën ‘’Barjam Ligu’’, Prongji dhe teknikumin bujqësor në Fier, në vitet 1954-1958, më pas, për pak kohë ndihmon familjen.

Një karrierë ushtarake e nderuar dhe një njeri i palodhur

Pas përfundimit të shkollës mesme në vitet 1958-1960, Xhevat Lluri kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në RKP Elbasan, Reparti Nr. 1498. Më pas, në vitet 1960-1961, punësohet si sekretar në arkivën e garnizonit Elbasan, duke punuar me korrektësi për kryerjen e detyrës. Në vitet 1961-1963, për punë të mirë në atë seksion, me propozim të drejtuesëve, titullohet oficer me gradën e nëntogerit dhe caktohet me detyrë si punëtor operativ në repartin ushtarak Nr.1498 Elbasan.

Me ndërtimin e RST Cërrik dhe Uzinën e përpunimit të naftës, u krijua edhe  reparti kundërajror për sigurimin e këtyre objekteve. Vitet 1963-1964 kryen detyrën e punëtorit operativ të këtij reparti. Në vitet 1964-1965, kalon me detyrën si referent i parë gjatë periudhës se ndërtimit të Uzinës, prodhimit të lëndëve plasësse në Mjekës, Elbasan. Për sigurimin e objektit, verifikimin e fuqisë punëtore dhe paradalimin e veprimeve nga elemente keqbërës, pasi objekti ishte sekret ushtarak, pikërisht aty spikati përkushtimi e përgjëgjësia e tij për kryerjen sa më mirë të detyrës, nga ku punon edhe me vlerësimet përkatëse e me detyra te tjera, në sektorë të veçantë në Elbasan.

Në vitet 1967-1968, kryen një kurs special për ngritjen e tij tekniko-profesionale për të kryer detyra më të larta. Kështu, udhëheqja e Ministrisë, duke parë aftësitë e tij profesionale, në vitin 1970, e mori në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, i ngarkon detyra të rëndësishme, deri në funksionin e Nënkryetar dege në Drejtorinë e Parë Tiranë.

Në vitin 1982, pas ndryshimeve të bëra transferohet në Degën e Punëve të Brendëshme Shkodër, në detyrën e shefit të seksionit për qytetin. Punon  deri vitin 1985, po tërhiqet përsëri në Ministri, po në drejtorinë e parë, deri në vitin 1992, kur del në asistencë me ndryshimet demokratike deri në vitin 1994, plotëson moshën 55 vjeç e del në pension, me ligjin e parë të sigurimeve shoqërore.

Gjatë këtyre viteve ka qenë jo mirë nga ana shëndetësore, ku pëson një atak kardiak në vitin 1992. I përsëritet dy herë të tjera, por iu nënshtrua një kurimi dhe mjekimi të rregullt. Pas stabilizimit shëndetësor, angazhohet përsëri në fushën e studimit dhe të punës me të cilën ishte mësuar e kalitur.  Fillmisht punon për të përgatitur librin historik për vendlindjen e tij, fshatin Prongji, mbi bazën e dokumentave të grumbulluara dhe studiuara, të bëra me konsesus me intelektualë të tjerë nga fshati dhe ata me banim në Tiranë.

Në tetor të vitit 1996, bën promovimin në fshat me ceremoni mbresëlënëse që u vlerësua nga të gjithë, duke parë jo si një botim i thjeshtë, por një studim i vërtetë e që flet për punën palodhur studimore, dhe për aftësitë e tij si  historian  e  sociolog.

Puna e tij në shërbim të shoqërisë, nuk u ndërpre pas daljes në pension, por u aktivizua në shoqatën e ushtarakëve në rezervë e pension e krijuar në vitin 1999, antarësohet në organizatën e veteranëve të Lagjes 19, njësia admnistarative Nr. 3 ku edhe banon aktualisht.

Misioni organizatës së veteranëve është mbrojtja, propogandimi e transmetimi  ndër brezat te rinj i vlerave, idelave të shenjta të LANÇL, sidomos në kushtet e krijuara pas ndryshimeve të sistemit demokratik. Këtë detyrë e kryen me korrektësi dhe përkushtim, duke u aktivizuar në mbrojtjen e këtyre idealeve.

Në vitin 2000, për punë të mirë në organizatë e zgjedhin sekretar të veteranëve të zonës 3, detyrë e rëndësishme jo e lehtë, e me vlera, kryen verifikimin, evidientimin, saktësimin e plotë të gjithë veteranëve, pasardhësve të zonës 3, në njësinë 3, me 5 organizata veteranësh, duke publikuar në gazeta aktivitetet e ndryshme.

Në këtë periudhë ka bashkëpunuar ngushtë me stafin e gazetës ‘’Kushtrim Brezash’’, duke propoganduar aktivtetet e zhvilluara në Zonë sipas organizatave. Për këto arritje dhe rezultate komiteti veteranëve të rrethit Tiranë, vlerëson punën me përkushtim, duke e zgjedhur anëtar të komitetit veteranëve rrethit e një vit më vonë,  anëtar i kryesisë së komitetit me kryetar, Idris Shehu dhe sekretar Mitat Lamçe.

I zgjedhur në këto struktura puna merr një dimension tjetër dhe aktivitetet shtrihen me gjerë në shkallë rrethi, duke pasqyruar çdo aktivitet në gazetën ‘’Kushtrim Brezash’’, me shkrime e kronika të ndryshme të shoqëruara edhe me fotografi nën drejtimin e kryetarit Ferjat Canaj dhe sekretarit Xhemal Brahja.

Duke qenë i pasionuar pas fotografisë, Xhevati angazhohet gjerësist në ilustrimin e shkrimeve me fotografi nga aktivitetet e zhvilluara në Tiranë e shkallë vendi, duke marrë edhe falenderimet e kryeredaktorëve Dhimitër Shtëmbari e Gjik Kurtiqi. Fotografitë ia jepte falas gazetës, një veprim i drejtë që më vonë e bën pjesë të stafit të gazetës, si fotoreporter të saj.

Në këto kushte zgjerohet aktiviteti i punës duke pasqyruar në gazetë çdo aktivitet në shakallë rrethi e republike. Për këtë, kryesia e komitetit kombëtar e vlerëson me “Fletë Nderi” të veçantë me motivacionin:

‘’Ka kontribuar me përkushtim e profesionalizëm për pasqyrimin në mënyrë sistematike të jetës dhe veprimtarisë së veteranëve të LANÇL e pasardhësve të tyre, duke i shërbyer ilustrimit cilësor të gazettes.”  E firmosur nga kryetari Andant Qatipi dhe Sekretari Përgjithshëm Rustem Peçi.

Në këtë kuadër, ka përgatitur edhe një fotoekspozitë  me foto e dokumenta të kohës për 50 -vjetorin e krijimit të organizatës së veteranëve më 20 korrik 2007, e cila u çel në ambientet e Hotel “Mondialit”, ku u organizua një mbledhje solemne për këtë jubile.

Në vitin 2004, me kërkesë të Federatës Internacionale të Rezistencës Antifashiste (FIR), ka përgatitur një CD me dokumenta origjinale e fotografi, duke përcaktuar përmasat dhe formatet e fotografive për rezistencën antifashiste të popullit shqiptar, nga 7 Prilli 1939, deri 29 Nëntor 1944.

Dokumentat e përzgjedhura u përgatitën bashkë me sekretarin e përgjithshëm, shokun Odise Porodini. Ata konfirmuan pjesëmarrrjen duke falenderuar kryesinë e komitetit për plotësimin e kërkesës. Konferenca e 8-të e Komitetit Kombëtar e zgjedh Xhevatin anëtar të Komitetit Kombëtar duke u pasuar dhe në Konferencat X-të, e XI-të.

Në vitin 2012, me rastin e 55 -vjetroit të krijimit të organizatës së veteranëve, ngarkohet me detyrë përgatitjen e një dokumentacioni për këtë eveniment, bashkë me kameramanin veteran Vasil Rrapi, mbi bazën e skenarit të përgatitur nga sekretari përgjithshëm shoku Odise Porodini, dhe që u shfaq me 20 korrik 2012, në sallën e shtëpisë së ushtarakëve nga ku morën edhe falenderimet përkatëse.

Me rastin e 60- vjetorit të Çlirimit, Komiteti i Veteranëve të rrethit, i jep titullin ‘Anëtar Nderi’ me motivacionin: ‘‘Njohës dhe i përkushtuar i vlerave të LANÇL, i dalluar në strukturat e saj’’. Ndërsa në tetor të vitit 2011, Kryesia e Komitetit Kombëtar, e nderon me titullin e lartë ‘’Nderi Organizatës Veteranëve” me motivacionin: “Si pasardhës veteran jep kontribute të veçanta për mbrojtjen dhe transmetimin në brezat e rinj të vlerave të patjetërsueshme të LANÇL’’.

Për aktivitet të spikatura, si i zgjedhur në forumet drejtuese të organizatës së veteranëve dhe përkushtimin e treguar për përtëritjen e organizatës me pasardhës të rinj dhe forcimin në vazhdimësi të saj, është vlerësuar nga Kryetari Rustem Peçi dhe Sekretari Përgjithshëm Odise Porodini.

Me rastin e 70 -vjetorit të Çlirimit, nëntor 2014, dhe 70- vjetorit të fitores mbi fashizmin 9 maj 1945,  u organizua me solemnitet të veçantë, aktivitet i cili u  pasqyrua gjerësisht në gazetën ‘’Kushtrim Brezash’’. Organizata Kombëtare e dëshmorëve e nderon me titullin e lartë “Nderi organizatës dëshmorëve”, me motivacion:

“Për kontributin e shquar që ka dhënë gjatë veprimtarisë së tij në sherbim të misionit histroik e atdhetar të ngritjes lart të rolit dhe vlerave të dëshmorëve të atdheut që janë Lavdia e Kombit”, Kryetari Gjergji Velo, e Sekretari Dajlan Buxheli.

Me ndarjen nga jeta të ish- kryetarit të organizatës veteranit të zonës 3 shokut Kadri Cika, në zgjedhjet e 9 prill 2009, zgjidhet kryetar i organizatës veteranëve të zonës 3, ku merr pjesë edhe Kryetari Komitetit Kombëtar, shoku Rustem Peçi, detyrë të cilën e kryen akoma me nder dhe me shumë përkushtim deri në ditët e fundit të jetës.

Gjithashtu, si anëtar i shoqatës atdhetare kulturore  ‘’Labëria”, “Nderi kombit” dhe i zgjedhur për drejtimin e nëndegës saj, njësia Nr. 3, i vlerësuar me titullin “Mirënjohje e Labërisë”, dorëzuar në ceremoni solemne më 27 janar 2019, nga kryetari degës Tiranës, Bernard Zota, duke bërë edhe vlerësimin si patriot veprimtar i palodhur dhe njeriu fisnik Xhevat Llurin, cilësi që i meriton plotësisht:

Më ndihmën e kolegëve dhe anëtarëve të këshillit zonal, e sidomos të veteranëve të nderuar Gaqo Mici, Enver Baholli, Haxhi Harizi, Skënder Kotobelli, Avdulla Rezhda, Skënder Duna, të cilët me këshillat dhe porositë e tyre kanë drejtuar me përgjegjësi dhe përkushtim drejtimin e organizatës veteranëve të këshillit Zonës 3.

Ndihma ka qenë edhe nga shokët e tjerë pasardhës- veteranë që drejtojnë organizatat në lagje, si Shaban Xhebro, Sotir Rrumbullaku, Mihal Jonuzi, Dhori Nakolli, Agim Sulçe, Bajram Hoxha, Xhevahir Arapi, Zabit Cuku, i ndjeri Myzafer Kanani, e Dilaver Jankolli. Si dhe ndihmën e nënkryetarit Shefki Velaj, por sidomos të sekretarit Telha Dorëzi, një bashkëpunim të ngushtë me organizatën e dëshmorëve dhe kryetarin e saj, Kujtim Bishaj.

Ndër vite ka shkruar në organet e  ndryshme të shtypit si “Gazeta Shqiptare’’, ‘’Telegraf’’, ‘’Dita’’ e “Labëria”. Gjithashtu vazhdon punën në fushën shkrimeve në  ‘’Kushtrim Brezash’’, ku vazhdon edhe ditët e sotme. Ka përgatitur dhe botuar kontributin atdhetar të figurave të shquara patriotike të fshatit dhe të zonës, ndër vite në shërbim të atdheut si: Barjam Ligu që njihet në histori si atentatori i vrasjes së bimbashit turk, në mars 1908, në Gjirokastër; Stefan Maliko Gogo, që organizuan rezistencën kundër pushtimit fashist së bashku me Mujo Ulqinakun, i Dekoruar nga ish- Presidenti Rexhep Mejdani,  me “Medaljen e artë të Shqiponjës”, 1997.

Gjergji Jani që ishte inisiatori i përhapjes së abetares shqipe, që i parapriu hapjes së shkollës më 1919, si dhe figurat kryesore që organizuan dhe ngritën popullin në luftë për liri, si Hamza Makazhi, kryetar i Këshillit krahinor të Zonës Kardhiqit, e Gani Haloçi, komisari i parë i çetës së parë krijuar në Prongji, më 12 dhjetor 1942, që mori emrin e Heroit Kombëtar Çerçiz Topulli; Emin Zogu që grisi flamurin fashist më 28 nëntor 1941, në cermoninë e organizuar nga pushtuesit në Ditën e Pavarësisë, në Prongji, dhe Majko Llurin  që ka furnizuar me ushqime çetën e Çerçiz Topullit e strehuar tek  shpella që edhe sot mban emrin e Çerçiz Topullit.

Ka publikuar Gjirokastrën në organet e shtypit, kontributin e popullit të krahinës së Kradhiqit si pjesë e Labërisë për çështëjet e Lirisë e e pavarësisë së atdheut ndër vite dhe gjatë LANÇL dhe dëshmorët e saj e tjerë.

Ka përfunduar është në proçes libri monografik për jetën e vet e të familjes, nga vitet e vegjëlisë, që do të botohet me titullin e “Ditari shpirtit njerëzor”.

Në bashkëpunim me intelektualë të fshatit me banim në Tiranë, ndërmorën inisiativën dhe vendosën për të perjetësuar me një bust prej bronxi patriotin e Prongjisë, Bajram Ligu, ‘‘Atentatori i bimbashit turk më 1908”, që u përurua me një cermoni madhështore më 18 korrik 2018.

Për këtë, këshilli i Qarkut Gjirokastër, me vendim Nr. 39 datë 09.11 2018, e nderon me titullin e lartë “Nderi Qarkut Gjirokastër” me motivacionin: “Për kontributin e tij në fushën e njohjes, studimit dhe promovimit të figuarave patriotike dhe dëshmorëve të LANÇL, që dhanë jetën për lirinë e atdheut’’.

 

Xhevati ishte edhe një familjar i rregullt dhe shumë i nderuar

 

Pasardhësi -veteran, Xhevat Lluri, me shoqen e jetës, Lejlanë, janë prindër shembullorë. Dallohen në mirërritjen, edukimin e tre vajzave, me ndërgjegje lartë që u kanë rrënjosur veti e virtyte. Këta krenohen me vajzat  Anila, Blerta dhe        Albana, që janë me arsim të lartë dhe me detyra të ndryshme në familjet e tyre.

Vajzat me punën, sjelljen e denjë, mbajnë lartë emrin e mirë të familjes Lluri. Po këto cilësi të transmetuara nga prindërit, i përcjellin dhe në fëmijët e tyre.

Xhevati ka pranuar në organizatën e veteranëve si pasardhës, vëllanë Mersinin, bashkëshorten Leljan, vajzën Anila, nipat Xhevdet e Albert Babameto, nipin Klaus, dhëndërrin Agimin, nipi tij Klausi duke ecur në gjurmët edhe të gjyshit nga babai, i cili ka qenë partizan i Brigadës VI-të Sulmuese, veteran dhe invalid, në korrik 2012 sponsorizoi 20.000 lekë të rinj për 55- vjetorin e krijimit të organizatës së veteranëve dhe pati rastin dhe nderin të dilte në fotografi me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve, Rustem Peçi.

Ne shokët kolegët e tij të punës, e kemi për nder që kemi punuar me të, një obligim e detyrim moral për të bërë të njohur punën dhe aktivitein e tij në shërbim të organizatës së veteranëve, ku deri në moshën 82-vjeçare, ai punoi e kontribuoi me përkushtim, duke transmetuar në breza vlerat e pa tjetërsueshme të LANÇL

Për punën e mirë dhe rezultatet e arritura është vlerësuar në vijimësi nga instancat përkatëse  duke u dekoruar me disa urdhëra e medalje të ndryshme nga presidumi Kuvendit Popullor dhe mban:

– “Urdhrin Ylli Kuq, Klasi III”

– “Urdhrin Ylli Kuq, Klasi II”

– Medaljen “Për shërbime të shquara”

 

Zabit ÇUKU, Telha Dorëzi