Gjendet adoleshentja që u shpall e zhdukur nga familjarët

95
Sigal

Gjendet vajza 15-vjeçare Italiane. Policia pas marrjes së denoncimit për largimin e saj nga banesa mbrëmjen e kaluar, ka punuar për gjetjen e saj.

Vajza është gjetur sot në një rrugicë të brendshme pas Parkut Aulona në Vlorë, duke ecur në këmbë. Vajza është parë nga kalimtar dhe kanë njoftuar policinë.

Policia ka njoftuar prindërit dhe pritet të marr dëshminë e vajzës. 15 vjeçarja është larguar edhe herë të tjera nga banesa, e dyshohet se largohet me vullnetin e saj. Blutë thonë se pritet të mësojnë edhe me kë është larguar 15 vjeçarja.