Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, policia italiane do të vijë në Tiranë javën e ardhshme, hetim analizave të ADN-së

367
Sigal

Policia italiane do të udhëtojë drejt Tiranës, gjatë javës së ardhshme, për të zhvilluar një takim me kolegët shqiptarë në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.

Pjesë e diskutimit do të jenë përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian, shkruajnë mediat italiane.

Përveç eshtrave, në automjetin e djegur që u gjet në aksin rrugor Gjegjan-Reps, kishte edhe sende personale si ora dhe telefoni celular. Lëvizjet e fundit të biznesmenit në Shqipëri ishin pikërisht në aksin Gjegjan-Reps.

Ai mbërriti në Shqipëri më 3 Janar.

Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy net. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit dhe nuk dihet ende nëse eshtrat e djegura të gjetura në makinën e djegur, i përkasin atij.