Dorzohet në policinë e Tiranës, autori i vrasjes së vëllezërve në Shkodër

516
Dy ditë pas krimit, është dorëzuar në policinë e Tiranës, Aleksandër Dushaj autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkami në Shkodër. Aleksandër Dushaj ndodhej në arrati që prej ditës së krimit dhe ishte në kërkim nga policia, e cila sëbashku me FNSH dhe RENEA-n ishin në aksion për arrestimin e tij. Por Dushaj, ka arritur që ti shpëtojë policisë dhe ti shmanget për dy ditë, duke udhëtuar nga Shkodra për në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i vrasjes së vëllezërve Shkami mori garanci për jetën që të dorëzohej.

Pas dorëzimit, Aleksandër Dushaj do të merret në pyetje nga policia dhe më pas do të njihet edhe me masën e sigurisë. Dy vëllezër, Skender dhe Abdullah Shkami përkatësisht 50 dhe 61 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga Aleksandër Dushaj, paraditen e 2 janarit në Drisht të Postribës. Edhe pse vrasja është duke u hetuar, policia thotë se vrasja ndodhi pasi Dushaj u refuzua për dhëndër nga një prej familjet Shkami.
Sigal