Djegia e makinës së 34-vjeçarit në Bilisht, policia identifikon autorët e dyshuar. Një prej vëllezërve në pranga

125
Sigal

Dy vëllezër nga Elbasani dyshohen të jenë autorët e zjarrvënies në automjetin e një 34-vjeçari një natë më parë në Bilisht. Policia tha se ka vënë në pranga një prej tyre, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht, tha policia e cila thekson se po punohet për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Njoftimi nga Policia Devoll

Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari.

Identifikohen dy autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.