Abuzime me tenderat, Apeli lë në burg katër zyrtarët Universitetit Bujqësor të Tiranës

121
Sigal

Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë duke vendosur “arrest me burg” për 4 zyrtarët e UTB-së. Ata akuzohen për vjedhje dhe  shpërdorim për detyrën.

Të paktën deri në përfundim të hetimeve zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë në hetim për abuzime me tenderat.Kështu arrest me burg u caktua për Ali Rasha, me detyrë drejtori i formës didaktike eksperimentale në UBT.

Tahir Ballgjini ishte me detyrë përgjegjës i sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë si dhe për Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor në Tiranë.

Pas hetimeve u arrit në konkluzion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në role të ndryshme, ata paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disamujor dhe po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.