Deputetët Xhafaj, Gjiknuri dhe Petrit Vasili me tone të ashpra: Koha të kërcasin prangat edhe në politikë

137
Sigal

 Krimi, korrupsioni, grabitja dhe shkarkimet selektive, sidomos mbajtja në gjyqësor e njerëzve me mbështetje politike, që kanë gjykuar çëshjet e deputetëve, tregojnë se drejtësia ka kapitulluar. Vettingu degradoi, anëtarët u zgjodhën sipas ligjeve nepotike

Krimi, korrupsioni, grabitja dhe shkarkimet selektive, sidomos mbajtja në gjyqësor e njerëzve me mbështetje politike, që kanë gjykuar çëshjet e deputetëve, tregojnë se drejtësia ka kapitulluar

Krimi, korrupsioni, grabitja dhe shkarkimet selektive, sidomos mbajtja në gjyqësor e njerëzve me mbështetje politike që kanë gjykuar çëshjet e deputetëve, tregojnë se drejtësia ka kapitulluar. Milionat e derdhura nga taksapaguesit e BE dhe SHBA i ka marrë lumi. Në lidhje me këto faktorë edhe deputetët Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë dalë me deklarata shumë të forta  në Kuvend sa i takon reformës në drejtësi. Në seancë po diskutohen rezolutat për organet e drejtësisë dhe për Pandeli Majkon ka ardhur koha që të ketë arrestime në politikë.“Bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë. Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar. Shpresoj që kjo periudhë e sistemit të drejtësisë të mos mbajë emrin e maçokut pipo”,- përfundoi ai.

Majko u shpreh se mosmarrëveshjet mes institucioneve të drejtësisë, duke shpjeguar se Kryeprokurori është në krizë me institucionet e drejtësisë, ndërsa SPAK në luftë të ftohtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, gjë që e ka dëmtuar tepër ecurinë e këtyre institucioneve.

“Kjo statuskuo ka krijua të paprekshëm. Prishja e saj ka qenë qëllimi kryesor i reformës në drejtësisë. Pagat dhe strukturat e reja janë dytësore karshi qëllimit për të ndarë sistemin e drejtësisë nga influenca e të mësuarit me erën e krimit. Marrëdhënia e prokurorit të Përgjithshëm me strukturën e drejtësisë është në një krizë të pashpallur, ndërsa në SPAK marrëdhënia e prokurorisë së posaçme me Byronë Kombëtare të Hetimit ka cilësinë e luftës së ftohtë”,- tha Majko.

Akoma më kritik ishte Fatmir Xhafaj. Ai është personi që drejtoi reformën në drejtësi dhe situata ku ndodhet sistemi është shqetësuese për deputetin socialist. Duke folur në sallën e Parlamentit ai e tha hapur se ka individë që po tentojnë të ndikojnë në sistem, ndërsa i dha një shuplakë SPAK-ut.

“Bashkohem me ata që kanë më shumë pritshmëri tek organet e drejtësisë, e veçanërisht te SPAK, sa i përket goditjes së grupeve kriminale dhe korrupsionit. Nuk duhet të rendin pas statistikave, por duhet të fokusohen te çështjet kryesore. Janë çështje “ të vjetra” në kohë dhe të reja, por të gjitha me ndjeshmëri të madhe. Për disa të tjerë të flakur nga sistemi për pasuri marramendëse, deri në miliona euro, shkojnë në Durrës, Elbasan e Tiranë, me shpresën se mund të gjendet aty ndonjë prokuror që mund të shërbejë si lavatriçe. Duhet të parandalojmë këto dukuri. Ne këtu dhe gjerësisht qytetarët me shumë të drejtë kërkojmë rezultate ndaj njerëzve të drejtësisë”, tha ai.

Nga foltorja e Kuvendit, ish-ministri Xhafaj deklaroi se ka ardhur koha që të marrë ndëshkim të fortë çdo përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

“Bashkohem me ata që kanë më shumë pritshmëri tek organet e drejtësisë, e veçanërisht te SPAK, sa i përket goditjes së grupeve kriminale dhe korrupsionit. Institucionet e reja të drejtësisë ndodhen para sfidave të vështira, por plotësisht të arritshme, nëse dëshmojnë një ritëm më të mirë në punën e tyre, sipas vëzhgimit tim. Ata duhet të dëshmojnë se ndryshimi thelbësor që ka sjellë kjo reformë, pavarësia, është duke u jetësuar në vendimmarrjen e tyre. Një realitet ligjor ky, por ende një realitet i prekshëm, kur sheh që ende prokurorët ndikohen në vendimmarrjen e tyre nga drejtuesit e tyre, nga individë që kërkojnë të kthejnë frymën klienteliste. Teksa flasim për pavarësi dhe përgjegjshmëri, mbetet prioritet ndalimi i çdo përpjekjeje të brendshme apo të jashtme për të ndikuar te vendimet. Ndikimi i paligjshëm në drejtësi ka ardhur koha të ndëshkohet fortë. Duhet identifikuar dhe parandaluar përpjekja e disave për të krijuar benefite personale për rrethin e tyre familjar apo shoqëror, brenda apo jashtë sistemit”, -tha ish-ministri Xhafaj.

Damian Gjiknuri thirrje zyrtarëve të drejtësisë: Jini të pavarur, mos hani presionin e politikës

Lumit me akuza si nga opozita, apo edhe nga avokatët me protestën e tyre kundër hartës së re gjyqësore, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është përgjigjet me fjalët që zyrtarët e sistemit të drejtësisë të jenë të pavarur dhe të mos e hanë presionin e politikës.

”Drejtësia do të marrë vitet e saj. Të gjitha këto shqetësime, që ngrihen këtu dhe janë politike, janë pasojë e Vetting-ut dhe reformës. Jo në kuptim negativ. Patjetër po vuajmë disa pasoja, unë nuk mund ta mohoj. Njerëzit kanë shqetësim për vonesat e dosjeve gjyqësore. Problemi është sesi do ta bëjmë më mirë. Prandaj merren disa hapa, dhe ribërja e hartës së re gjyqësore.

Harrojnë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit, të zhvillohet gjyqi. Harrojmë që ligjin e kemi shkruar vetë. Kur flasim këtu zbatoni ligjin, qëndrojini atyre kritereve. Ky ishte një operacion i fortë, si të heqësh një tumor.

Ju doni që një person sapo del nga operacioni të dalë dhe të vrapojë në fushë. Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, nuk duhet të bien në presionin e politikës, nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë”.

Petrit Vasili: Vettingu degradoi, anëtarët u zgjodhën sipas ligjeve nepotike

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur rezerva të forta nga Kuvendi ndaj reformës në drejtësi dhe veçanërisht Vettingut. Nga Foltorja e Kuvendit, Vasili tha se anëtarët e komisioneve të Vettingut, duhet të ishin figura të pastra, por disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK.

“Reforma në Drejtësi u miratua pas një analize të sistemit. U kërkua të mos fuste duart politika, nuk u lejua Ministria e Drejtësisë së kohës të propozonte një rresht të vetëm. Cila është Reforma e Drejtësisë pas rrëmbimit të pushtetit nga socialistët. Dhjetra ligje u propozua vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Nuk u konsultuan me Komisionin e Venecias, që ishte parakusht. Nuk u zbatuan asnjëherë, u ndryshuan pa u zbatuar. Shkojmë më tej, marrja e diamantit, e ashtuquajtura e reformës në drejtësi, ishte vetingu. U shit si mrekullia e sistemit. Duhej të ishte proces solid.

Anëtarët e saj duhet të ishin të pastër, qelibar të pastër. Vetting me njerëz të papastër si anëtarë, nuk mund të kishte. Shumica e anëtarëve u zgjodhën sipas ligjeve nepotike, apo dhe anëtarë të caktuar që përbëjnë komisionet e larta të KLGJ-së dhe KLP-së. 3 këmbë kishte vetingu, integriteti i figurës, vlerësimin profesional dhe atë të pasurisë. Degradoi në një inspektoriat të deklarimit të pasurisë të rëndomtë. Ndërsa dy të tjerat, ato që i kishin dhembur shqiptarëve në shpirt, profesionalizmi, integriteti i figurës, ishin kritere periferike. 90% e tyre u larguan për shkak të pasurisë.

Vijmë tek pastërtia e Vettingut, i larguan gjyqtarët anëtarët e Vettingut, të cilët janë në ndjekje nga SPAK për pasurinë. Çfarë integriteti ka këtu? Pastërtia e Vettingut duhej të ishte e padiskutueshme. Mbyllnin sytë përpara gjyqtarëve me probleme të mëdha dhe të preferuar të qeverisë, ndërsa tek gjyqtarë të tjerë, shihnin edhe qimen. Kontrasti është se gjyqtarët e vetingut ndodhen në SPAK, ndërsa ata të larguar nga vetingu, i është mbyllur dosja nga SPAK. Çfarë ka ndodhur për qytetarin e thjeshtë. I janë shtuar çështjet, i janë bërë me mijëra. Nga 180 ditë që kërkonte mesatarja për një dosje, ka shkuar në 700 ditë. Janë larguar dhjetra gjyqtarë, nuk dihet nëse ka një strtategji për ta mbushur” – tha Vasili.