Gjenden 29 trupa të pajetë në bregun e Libisë

421
Në bregun e Libisë, 160 kilometra në lindje të Tripolit, janë gjetur 29 trupa të pajetë, të cilat mendohen të jenë të refugjatë. “Banorët lokalë na informuan për trupat në bregun në rrethinën e Zliten. Fillimisht zbuluam 25, ndërsa më pas edhe katër trupa”, deklaroi zëdhënësi i organizatës së lartpërmendur, Mohamed al-Misrati. Ai shtoi se sot priten të gjinden ende trupa, transmetojnë mediat franceze. Sipas informacioneve të autoriteteve në Tripoli, bëhet fjalë për trupa të “njerëzve nga Afrika”. Libia, me 1.770 kilometra bregdet të pakontrolluar, paraqet pikë të preferuar të nisjes së refugjatëve nga vendet afrikane, të cilët përpiqen të arrijnë deri në Evropë, më shpesh deri te ishulli italian Lampeduza, nga i cili është në largësi vetëm 300 kilometra. 
Sigal