Ishulli i Sazanit ende ‘nën flakë’, ushtria ‘dorëzohet’ para zjarrit/ Vendoset në port

219
Sigal

Janë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme të ishullit të Sazanit ditën e sotme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi. Burime bëjnë me dije se forcat e ushtrisë janë vendosur në portin e ishullit pasi nuk po menaxhojnë dot situatën me flakët.

Ndërsa ishte vendosur që 50 ushtarë të merreshin me shuarjen e flakëve gjatë natës, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ende nuk ka ndërhyrje nga ajri.