Ish-deputetja e LSI-së, Silvana Caka, ka komentuar në lidhje me dokumentet e bëra publike ku ish-deputeti i LSI-së, që i’u bashkua Ramës, Gledion Rehovica, kishte marrë para nga inceneratorët.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Caka thekson se me paratë e inceneratorëve janë mbyllur shumë gojë, duke nënkuptuar Rehovicën.
Reagimi i Silva Cakës:
E çuditshme kjo puna e parave të inceneratorëve:
Diku mbyllën gojët e diku tjetër i vjen goja edhe memeceve!
Inceneratorët treguan që gjithë sulmet ndaj LSI-së nuk kane patur asnjëherë parimin në thelb, por vetëm një emërues të përbashkët: vjedhjen kolektive.
Paratë e inceneratorëve blenë dhe kërcënuan shumë njerëz, madje blenë edhe shumë mandate të LSI-së dhe këto po faktohen çdo ditë.
Megjithatë, prisni, prisni, se s’keni parë gjë akoma!