Hyjnë për të “blerë” dhe akuzohen për vjedhje. Kjo ka ndodhur me Mirela Ajredinin 34 vjeç dhe Dorina Monen 27 vjeç, të cilat kanë hyrë në një nga dyqanet e njohura të veshjeve të ndryshme në qendër të Korçës.
Por pak kohë më vonë, pasi janë larguar nga dyqani, janë paditur nga pronarja e dyqanit për vjedhje. Akuzë kjo e ngritur sipas policisë, pasi janë parë kamerat e sigurisë, të cilat janë të vendosura në mjediset e brendshme të dyqanit me disa kate.
Policia ka bërë me dije se, bashkë me dy të arrestuarat ka qenë edhe një i mitur emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga uniformat blu. Për momentin, e vetmja provë që policia ka siguruar ndaj dy të akuzuarave, janë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, provë më të cilën priten të shkojnë në gjykatë.