Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, rreh gruan dhe kunatën

95
Sigal

Një 45-vjeçar është arrestuar një Tiranë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se është prangosur shtetasi me iniciale A.K për veprën penale “dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe kunatës së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.