Lindita Nikolla: Krishlindjet, të inspirohemi nga fryma e solidaritetit

302
Sigal

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. ”Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për besimtarët e krishterë si edhe besimtarët, komunitetet e institucionet e tjera fetare, për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj qytetarëve gjatë kohëve të vështira të pandemisë. “Krishtlindja është një ndër festat më të bukura të njerëzimit. Besimtarët e krishterë ndajnë gëzimin, dashurinë, mirësinë, shpresën dhe besimin me njeri-tjetrin, por edhe me besimtarët e tjerë, me të gjithë qytetarët.Është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin, drita tret errësirën, e mira largon të keqen, shpresa fiton mbi vështirësitë. Edhe këtë vit, kjo festë e bukur kremtohet nën kufizimet e pandemisë.Bashkë me urimin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për besimtarët e krishterë si edhe besimtarët, komunitetet e institucionet e tjera fetare, për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj qytetarëve gjatë kohëve të vështira të pandemisë. Le të mësojmë, të inspirohemi e udhëhiqemi të gjithë nga shpirti i sakrificës, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit.Krishtilindje të gëzuar!”, thuhet në urimin e Nikollës.