Basha ndryshon slogani e PD-së, duke stamposur “Zgjedhim të Ardhmen”, që u përdor edhe në Kuvendin e18 dhjetorit

364
Sigal

Në çdo betejë elektorale, për partitë që konkurrojnë në zgjedhje  jo pak thelbësore është slogani që ato zgjedhin, duke synuar që ai të jetë sa më goditës dhe të rrëmbejë edhe votuesit e luhatur, të pavendosurit.

Kështu në zgjedhjet e fundit, ato parlamentaret të 25 prillit, PD-ja kishte sloganin  “Shqipëria fiton”. Pas zgjedhjeve parlamentare, ku PD i humbi ato vendosi ta ndryshonte sloganin, në “Shqipëria do të fitojë” kjo shihet edhe në faqen zyrtare të PD-së.

Por 8 muaj pas zgjedhjeve në PD ka nisur një luftë e fortë politike mes dy rrymave, të Bashës dhe Berishës. Tashmë kjo betejë shihet dhe si përballje për zgjedhjet brenda PD-së, edhe pse një gjë e tillë nuk deklarohet publikisht, pasi Basha e njeh veten si kryetar i ligjshëm, e ndërsa Berisha e ka shkarkuar atë me anë të referendumi të anëtarësisë.

Prej dy ditësh, slogani i stampuar në selinë e PD-së, në sallën e konferencave nuk është  më “Shqipëria fiton”, por “Zgjedhim të ardhmen”. I njëjti me atë që u përdor në Kuvendin e organizuar nga Basha më 18 dhjetor. Edhe pse ka tetë vite si kryetar i PD-së, Basha me këtë slogan mendon se është sërish e ardhmja dhe ndaj duhej zgjedhur ai si udhëheqës i vendit, pra duke mos zgjedhur Berishën. Edhe pse ku slogan duhej të ishte për zgjedhje dhe për Ramën, Basha duket se ka edhe betejën “zgjedhore” me Berishën.

Basha e nisi para zgjedhjeve sloganin ‘Shqipëria do të fitojë’, pas 25 prillit e ktheu në “Shqipëria do të fitojë”, e ndërsa tani thirrja është “Zgjedhim të ardhmen”.