Hije skandali te Posta Shqiptare / Institucioni që drejtohej nga “sheiku” Duraj, ribën me shpejtësi tenderin 4 mln euro, e merr firma me 99.99% të vlerës

Hije skandali te Posta Shqiptare

Tenderi 4 mln euro ribëhet me shpejtësi, e merr firma që ofroi 99.99 % të vlerës

Sigal

Një skandal ka ndodhur te Posta Shqiptare. Klane brenda këtij institucioni, të drejtuar deri para pak ditësh nga “sheiku” Laert Duraj, kanë përshpejtuar bërjen e një tenderi 4 milionë euro për ruajtjen. Në fakt, para pak ditësh u publikua një investigim sesi Posta Shqiptare kishte anuluar tenderin me objekt “shërbimi i transportit, shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit me roje të kategorisë 3.B”. Njoftimi ishte bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Por, në mënyrë të beftë, Posta Shqiptare vijoi të bënte këtë tender. Madje, ditët e fundit ka shpallur edhe fituesin! Me procedura tepër të dyshimta, vartësit e Laert Durajt kanë shpallur fituesin, para se karrigen e Laertit ta zinte Ervin Bushati. Në vijimësi të kësaj procedure në datën 10 shtator 2021, publikuam një investigim, ku bëhej fjalë për anulimin e tenderit të shërbimit të transportit, shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit. Flitet se tenderi ka qenë me afat 2-vjeçar, ndërkohë që vlera ka qenë 397 milionë lekë tw reja pa TVSH, ose me TVSH rreth 4 milionë euro. Posta Shqiptare vijoi me procedurat. Por, me cilat? Me ato që anuloi? Apo ribëri të reja? Dy javë pas “anulimit”, në datën 23 shtator 2021, Posta Shqiptare shpalli fituesin e këtij tenderi. Sipas BoldNews.al, Posta Shqiptare ka shpallur operatorin ekonomik “Nazeri – 2000” si fitues të këtij tenderi! Fondi në këtë tender ishte 397.935.568 lekë.Nazeri ofroi 397.806.120 lekë. Pra, rreth 99.99 % të fondit të akorduar. Në tender mori pjesë formalisht dhe “Anakonda Security”, e cila ofroi 0 lekë. Pra, një tender fiktiv!

Faksimile: Dy jave pas anulimit, Posta Shqiptare shpall fituesin e këtij tenderi, që ofroi 99.99 % të vlerës