Rriten divorcet në Elbasan, në 6 mujorin e parë të vitit, 320 kërkesa për ndarje

46
Sigal

Divorcet në Elbasan kanë ardhur në rritje. Vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 320 kërkesa për ndarje mes çifteve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat janë rritur me 2.8 përqind.

Avokatët që ndjekin procese të tilla gjyqësore thonë se faktorë kryesorë mbeten kushtet e këqija ekonomike. Divorcet më të shumta ndodhin tek çiftet e grupmoshës 30 deri ne 40 vjeç. Kërkesat më të larta për ndarje vijnë nga gratë.

Gjatë vitit 2022 në Gjykatë u depozituan 687 kërkesë padi për zgjidhje martese, 533 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kanë përfunduar. Për 1000 banore në vitin 2021 pati 8 martesa ndërsa vitin e shkuar ne Elbasan po për 1 mijë banorë u regjistruan 7 martesa.