Krim masiv/ Djathi i kompanisë ‘Mireli’ del me stafilokok…

1808
Sigal

Krim masiv/ Djathi i kompanisë ‘Mireli’ del me stafilokok, bakteri i rrezikshëm të çon drejt vdekjes, është ngjitës dhe u reziston antibiotikëve

Analizat laboratorike nxjerrin me stafilokok djathin e prodhuar nga fabrika e përpunimit të qumështit ‘Mireli’ në pronësi të Aqif Çaça. AKU i ngjason aparatit kriminal të Hitlerit

Djathi me mbishkrimin ‘Mireli’, që shqiptarët e blejnë nëpër markete dhe supermarkete, është me stafilokok, bakteri që shkarkon infeksionet më të rrezikshme deri në fatalitet tek njeriu. Dyshimet janë të forta, se përmban stafilokok edhe qumështi që përpunohet në fabrikën ‘Mireli’ të Aqif Çaça, në Synej të Kavajës, bashkë më nënproduktet e tij, por analizat kanë konfirmuar deri më tani zyrtarisht djathin. Rezultati alarmant i analizave të djathit në laborator, ka krijuar me të drejtë panik në opinionin publik, duke vënë në lëvizje edhe organet e korruptuara ligjzbatuese, por deri më tani është mbajtur i fshehtë se cili lloj i djathit ka rezultuar i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorit, duke çoroditur më tej qytetarët. Bëhet fjalë pikërisht për djathin e prodhuar në fabrikën e qumështit ‘Mireli’. Gjithashtu, ka dyshime të forta për një implikim të AKU-së, duke mbajtur të fshehtë deri më tani krimin masiv ndaj shqiptarëve dhe për manovra edhe më kriminale për të manipuluar dhe mbuluar skandalin me pasoja në shëndetin e qytetarëve shqiptarë, sidomos të fëmijëve. AKU-ja është sot në Shqipëri organizata më kriminale, e korruptuar deri në rrënjë dhe mafioze, e ngjashme me aparatet më mizore që ka parë historia. Secili drejtor i AKU ka rezultuar më i korruptuar dhe i pabesueshëm se sa tjetri.

AKU-ja është sot në Shqipëri organizata më kriminale, e korruptuar deri në rrënjë dhe mafioze, e ngjashme me aparatet më mizore që ka parë historia. Secili drejtor i AKU ka rezultuar më i korruptuar dhe i pabesueshëm se sa tjetri.

Fabrika e bulmetit ‘Mireli’ është në pronësi të Aqif Çaça, i cili më parë ka qenë një punonjës baxhoje. Në vitin 1996, Aqif Çaça hapi kompaninë ‘Mireli’ me objekt përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. ‘Mireli’ është në fakt emri i djalit të tij, i kthyer tashmë në një markë helmuese për shqiptarët. Nga analizat e kryera nga qendra “Alert”, djathti i prodhuar nga fabrika e babë e bir Aqif dhe Mirel Çaça, ka rezultuar me stafilokok. Po çfarë është stafilokoku? Sipas studimeve shkencore, stafilokoku është ndër bakteret më të rrezikshme nga të gjithë bakteret e zakonshme që prekin njeriun dhe transmetohet gati si koronavirusi. Nuk ka të dhëna shteruese shkencore për origjinën e bakterit, por stafilokoku përhapet përmes ushqimit dhe personave të infektuar, me anë të objekteve të kontaminuara, ajrit, teshtimës dhe kollës. Stafilokoku shkakton infeksione me pasoja të rënda në rrugët e frymëmarrjes, në qarkullimin e gjakut, në lëkurë, në valvulat e zemrës, të kockave dhe të organeve të tjera jetësore. Stafilokoku është tepër i rrezikshëm për faktin se është rezistent ndaj efektit të antibiotikëve, duke u bërë shumë i vështirë për t’u trajtuar. Stafilokoku, në disa raste, i reziston efektit të antibiotikëve, duke u shumuar dhe përhapur. Stafilokoku shkakton pneumoni, kollë me gjak, temperaturë të lartë, frymëmarrje të vështirë, ethe, dhimbje kockash, fluska të cekëta në lëkurë të mbushura me lëngje që çahen duke lënë pas kore, pulla të kuqe, infeksion të gjakut, djegie, probleme të zemrës etj. /Pamfleti