Kukës, Liman Morina emërohet Prefekti i ri i Qarkut

649
Liman Morina është emëruar ditën e sotme Prefekti i ri i Qarkut të Kukësit. Prezantimi i tij është bërë nga Drejtori i Koordinimit në MPB. Në fjalën e tij, Morina tha se do të tregojë luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. “Ndjej përgjegjësi për detyrën e prefektit. Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet”, tha Morina. 
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave emëroi në postin e prefektit të Kukësit, Liman Morinën. Ai do të zëvendësojë në këtë post Safet Gjicin, i cili të dielën kandidon për të marrë mandatin si kryetar i Bashkisë së Kamzës. Liman Morina vjen nga një eksperiencë e gjatë si kryetar i Bashkisë Krumë, prej dy mandatesh.
Sigal