Vuante nga epilepsia, ndërron jetë adoleshentja në Tiranë

193
Sigal

Një vajzë 18-vjeçe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sipas policisë viktima me inicialet S.B. nga hetimet paraprake ka rezultuar se vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Sipas policisë ka qenë ora 22:10 kur ambulanca nga Mulleti ka transportuar për në spital për ndihmë mjekësore vajzën, e cila nuk është ndjerë mirë.

Por me mbërritjen në spital, policia thotë se pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, vajza ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet se vuan nga epilepsia