Uliks Fehmiu: Shfaqja ime, homazh për babin tim!

662
Në kooproduksion shqiptaro – serb, Alban Ukaj do të ngjitet në rolin e Romeos dhe në atë të Xhulietës, dy aktoret serbe: Milica Janevski dhe Jovana Gavrilovic. Në kastën e aktorëve janë edhe aktorët: Mensur Safçiu, Nikola Rakoceviq, Armend Ismajli, Nebojsa Glogovac, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiju, Edona Reshitaj, Natasa Tapuskoviq, Anita Mançiq dhe Arta Selimi
Uliks Fehmiu, djali i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu para premierës së shfaqjes “Romeo dhe Xhulieta”, në regji të Miki Manojloviq, ka dhënë një intervistë për radion “B92”, rreth angazhimit të tij në këtë shfaqje me një kastë të përzier shqiptaro-serbe. Ai ka folur për rëndësinë e kësaj shfaqje sikurse ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë. Fehmiu në këtë intervistë ka thënë se është shumë falënderues për regjisorin që e ka ftuar të jetë pjesë e kësaj shfaqje dhe që ka punuar me vite të tëra, ndërkaq aktorët kanë punuar përgjatë tre muajve të fundit. Ai më pas ka thënë se kasta ka pas një marrëdhënie të mirë gjatë provave, si në çdo shfaqje tjetër dhe se në këtë projekt është punuar shumë seriozisht. “Mendoj se jemi në rrugë të mirë që të kemi sukses”, ka thënë Uliks Fehmiu. 
Më pas ai ka folur edhe për qasjen e regjisorit në këtë shfaqje. “Shekspiri i Manojloviq është i vërtetë, prej mishi dhe prej gjaku”, ka thënë Fehmiu. Ndërkaq, për deklaratën e regjisorit, se do të donte që Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu t’i shihnin nga yjet, Uliksi ka thënë se ai e di se çfarë ka dashur të thotë regjisori mbi këtë çështje. “Edhe unë shpresoj që Bekimi dhe Faruku të na shohin nga qielli”, ka thënë ai. 
Në fund ai ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë. 
Miki Manojloviq, regjisori i shfaqjes “Romeo dhe Xhulieta”, që në kastën e aktorëve gjenden aktorë serbë dhe shqiptarë, ka dhënë një intervistë para dhënies së premierës së kësaj shfaqje në Teatrin Kombëtar të Beogradit, shfaqje kjo në dy gjuhë, serbisht dhe shqip. Manojloviq ka folur rreth kësaj shfaqje, për kontaktin me Jeton Neziraj si dhe për përzgjedhjen e aktorëve. Ai gjithashtu ka folur edhe për atë se nëse Faruk Begolli do t’i shihte studentët e tij, me siguri do të ishte i kënaqur, sikurse që do të ishte i kënaqur edhe Bekim Fehmiu. Në kooproduksionin shqiptaro – serb, Alban Ukaj do të ngjitet në rolin e Romeos dhe në atë të Xhulietës, dy aktoret serbe: Milica Janevski dhe Jovana Gavrilovic.
Në kastën e aktorëve janë edhe aktorët: Mensur Safçiu, Nikola Rakoceviq, Armend Ismajli, Nebojsa Glogovac, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiju, Edona Reshitaj, Natasa Tapuskoviq, Anita Mançiq dhe Arta Selimi. Kjo shfaqje u dha premierë në Beograd, ndërsa në maj pritet të prezantohet edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Vlerësime për shfaqjen nga dramaturgu Jeton Neziraj
Patëm vërtet një prezantim të dinjitetshëm të shfaqjes. Pritjet e publikut ishin përtej asaj, që kishim parashikuar. Ajo sallë e Teatrit Kombëtar, ku me gjasë për herë të parë flitej në gjuhën shqipe, ishte me publik natyrisht të zgjedhur, kryesisht media, diplomatë të huaj dhe zyrtarë serbë, por edhe zyrtarë shqiptarë, përfshirë edhe ambasadorin shqiptar dhe ambasadorin e Kosovës në Beograd. Në tone të përgjithshme mund të them se shfaqja u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, por edhe nga kritika, megjithëse mënyrat dhe rrethanat nuk ishin aq shumë të favorshme. Shfaqja është realizuar në një moment, do ta kisha quajtur jo shumë të favorshëm, megjithëse relacionet shqiptaro-serbe këto 30 vitet e fundit nuk është se ka patur momente shumë të mira.
Sigal