Shuko MINGA*/ Enveri drejtoi luftën. Nuk fshihet dhe as mohohet historia me dekrete qeverie

909
Ata që nuk e kupotojnë rëndësinë e Enver Hoxhës nuk e kuptojnë historinë e Shqipërisë. Dëshmorët e rënë për lirinë e Atdheut në Luftën Nacionalçlirimtare, kuadrot e partizanët që luftuan nën udhëheqjen e Enver Hoxhës janë më të mirët që ka nxjerr historia e Shqipërisë. Është turp kur so dikush e krahason me Ahmet Zogun apo vlerëson këtë ët fundit, të cilit historia i vuri njollën e turpit. Në 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, Presidenti Nishani dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënë sikur do ta festonin vërtet këtë ngjarje kaq të madhe e të rëndësishme të çlirimit të vëndit nga pushtuiesit nazi-fashist dhe ballisto-zogistet. Edi Rama i diktoi komisionit: Të shmanget figura e Enver Hoxhës . Mohimi i kësaj të vërtete është i tipar i atyre,që s’kanë burrëri e personalitet, i atyre që për para e karrige vihen në shërbim të armiqëve të Shqipërisë. Na vjen keq kur në këtë batak ka rënë edhe Rahman Përllaku që ka qënë në qëndër të revolucionit dhe më i vlerësuari. Rrahman Përllaku fliste me superlative për Enver Hoxhën jo vetëm kur ishte me uniformën e Gjeneralit, me dekoratën e Heroit të Popullit por edhe në qelitë e burgut. Ai që për interesa e perfitime personale e mohon rolin e Enver Hoxhës ka sakrifikuar edhe nderin e dinjitetin e tijë… Në Tre ngjarjet më kulmore në historinë e popullit shqiptar, shkëlqejnë tre figura: Kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë per 25 vjet në luftë kundër Perandorisë Osmane; Ismail Qemali që shpalli Pavarësinë dhe pas Skenderbeut, e famshme Shqiperia u bë në kohën e Enver Hoxhës. Ai vuri në siklet edhe Superfuqitë më të mdhaja të kohës. Enver Hoxha çliroi Shqipërinë përfundimisht nga pushtuesit fashistë dhe i dha në dorë pushtetin popullit. Ndryshimet kolosale në epokën e Enver Hoxhës kanë qënë të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme me periudhen e qeverisjes të Mbretit Zog dhe me qeverisjet që perjetojmë këtë çerek shekulli . Askush nuk mundet te krahasohet me të. Përfaqësuesit e pushtetit (Pozitë-Opozitë) veç e veç dhe në bashkepunim po kërkojnë ta mohojnë dhe ta rreshtojnë luftën antifashiste të popullit tonë në krah të okupatoreve dhe ta quajnë si luftë civile. Turp për të gjithe shqiptarët. Ballistët dhe Zogistët u bashkuan e bashkëpunuan me nazistët gjermane. Forcat partizane u rreshtuan me Anglo Amerikanet me Stalinin kundër gjermanëve. Populli e ka kujtesen e fortë nuk i harron krimet e ballistëve të cilet me forcë e me mashtrime kanë mobilizuar njerëzit për ti hedhur në luftë kundër partizanëve. Çlirimi i vëndit u bë me urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm. Me urdhër të Enver Hoxhës ushtria dhe populli përballuan 2.444 provokacione nga deti ajri dhe toka. Me i rëndë ishte provokacioni i Monarkofashistëve grek më 1-2 gushtit 1949,i cili u përballua me sukses nga ushtria e udhëhequr nga Enver Hoxha. Nuk mundet të vihet në një balanc Ahmet Zogu me Enver Hoxhën! Na vjen keq kur dikush sot përpiqet ti vej në balancë këta dy. Ja disa nga bëmat dhe mëkatet e Zogut… Më 1913 grumbulloi me mijra mercenar shkoi në Klos hoqi Flamurin Kombëtar të Ismail Qemalit dhe vendosi flamurin me gjysmën e hënës. Gjatë Luftës së Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-Hungarisë… Në gusht 1924 nënshkroi marrveshjen më rreaksionare me kryeministrin sërb Pashiq (Italiani Pastoreli na jep të plotë tekstin e marrëveshjes Zog-Pashiq me 16 pika të shtypur në gjuhën italiane (Dosja 105 dok, 4-5 Pastoreli Italia-Albania 19241927 Firence 1967 faqe 221, Historia e Shqiperise faqe 324). Në 24 dhjetor 1924 me 2000 forca sërbe marrshoi drejt Tiranës dhe rrëzoi Qeverinë e Nolit. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë.”Më 5 prill 1939 Zogu thërret Asamblenë Kombëtare për të shpallur gjendej e luftës. Më 7 prill 1939 kur Italia fashiste sulmoi Shqipërinë ai nuk veshi opingat siç tha, por ja mbathi në Greqi. 5 ditë pas pushtimit fashist, po ajo Asamble që shpalli gjendjen e luftës më 12 prillit 1939 mori një vendim, që kurora e Shqipërisë i jepej mbretit të Italisë, dmth një vendim që, në fakt, sanksiononte aneksimin e Shqipërisë nga Italia. Dhe Zogu nuk bëri asnjë deklaratë kundë këtij vendimi. Po kjo Asamble e 12 prillit 1939, u mblodh me urdhër të pushtuesve nazistë, më 6 tetor 1943 dhe mori përsipër të forconte e të konsolidonte regjimin e ngritur në Shqipëri me forcën e ushtrisë pushtuese gjermane dhe la në fuqi dispozitat juridike të miratuara gjatë pushtimit fashist italian, më 7 prill 1939 deri 14 shtator 1943. Ja, pra, ky ishte Zogu dhe kjo ishte “Asambleja tradhtare e Gestapos”, e cila u shpërnda , më 18 tetor 1943. Zogu nuk e dënoi as këtë vendim. Ai më 1 shtator 1928, ishte betuar: “Unë, Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, me rastin e marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem përpara Zotit të Gjithëfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të shtetit…” Ndërsa, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kushtetuese, kishte deklaruar se “po të ishte e nevojshme, do të jepte edhe jetën për të”. Por në fakt ai braktisi atdheun! Që nga 1939 e deri në çlirim 1944 edhe më pas Zogu nuk e ndihmoi luftën e popullit shqiptar por bridhte oborreve mbreterore si azilant politik duke ndihmuar në krijimin e grupeve profashiste dhe nxiti organizatat tradhëtare si “Legaliteti” e “Balli Kombetar” që të bashkëpunonin me fashizmin kundra popullit, kundra Koalicionit të Madh Antifashist (Bashkimi Sovjetik, Angli dhe SHBA) dhe pas çlirimit për përmbysjen e pushtetit popullor. Më 1941 Italia fashiste pushtoi Jugosllavinë dhe mbreti u largua nga vëndi duke emeruar komandant të ushtrisë kundër fashizmit Drazha Mihajlloviçin… Por kur Drazha u bashkua me fashistët dhe kreu krime kundër popullit jugosllav, Mbreti e shkarkoi me dekret nga emigrimi dhe urdhëroi ti shpallet luftë njëlloj si armikut. Mbreti Zog nuk e beri as këtë ,ai shkeli betimin e bërë mbi Bibël e Kuran. Gjate Luftes Nacionalclirimtare më 24 Maj 1944 në Kongresin e Përmetit ai u dënua totalisht sepse nuk e përgatiti vendin për luftë kundër fashizmit, kreu aktin më të lartë të tradhëtisë ndaj popullit duke marrë me vete gjithë thesarin e shtetit duke sabotuar aftësinë mbrojtëse të vendit. Kongresi Përmetit ndaloi kthimin e tij në Shqipëri. Në nenin 65 të Kushtetutës të Mbretërisë e vitit 1928 thote se :”Mbreti po u largua me teper se tre muaj nga Shqiperia, humbet te drejten e fronit”. Kurdoherë mbretërit luftojnë e vijnë në pushtet me përkrahësit e tyre brënda vëndit. Ai vrau patriotët: Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Hasn Prishtina, Bajram Curri. Prandaj populli e quajti me të drejtë satrap, karrieristë, tradhëtar. Pas vitit 1990 Zogu brënda një nate na u bë nga tradhëtar në patriot. 
*Pjesmarresi i LANC, kuadër i lart i ushtrisë, sot pensionist 
Sigal