TIRANË – Me urdhër të Prokurorisë Tiranë, paraditen e sotme janë ndaluar nga policia dy mjekë imazheristë (skaneri) te sanatoriumit Tiranë, të dyshuar për korrupsion pasiv.
Nga hetimet e Prokurorisë, në bashkëpunim me policinë, rezulton se mjeket P.Hysko dhe A.leka merrnin nga 1 mijë deri në 6 mijë lekë pacientëve për një skaner mjekësor.
Burime nga policia bëjnë me dije se vetëm në bazë te veprimeve hetimore të pak ditëve, rezulton se këta dy mjekë u kanë marrë shuma të ndryshme parash rreth 20 pacientëve.