Ish-Kryeministri Berisha: Opozita e bashkuar fiton 26 mandate në Tiranë

162
Sigal

Në vazhdim të diskutimit, ish-kryeministri Berisha, ka bërë të ditur se ka të dhëna që në Tiranë, opozita e bashkuar mund të marrë deri në 26 mandate.

‘Asgjë nuk di të jetë e vendosur. Po për Kavajën kam respektin më të madh. Garimi im në një rast të mundshëm në Tiranë, nuk krijon asnjë konkurencë në Tiranë me z. Basha. Ai është lideri i koalicionit që po çon Shqipërinë në fitore dhe nuk ka asnjë mundësi që unë të marrë më shumë vota se ai. Kam disa të dhëna që Opozita e bashkuar mund të marrë në Tiranë 26 deputetë, kjo pasi Rama është në rrokullisje të madhe. Administrata ka një urrejtje të pakufishme ndaj tyre. Administrata i ka ardhur në majë të hundës me Edi Ramën dhe pjesa dërrmuese e tyre do të bëjnë të pamundurën për t’u çliruar nga ai.’