Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!

155
Sigal

Suksesi i Milanit ndaj Romës nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë Interit dhe trajnerit Antonio Conte, të cilët sigurisht kanë shpresuar në një ndalesë të kuqezinjëve për të thelluar edhe më shumë diferencën me ndjekësin e tyre më të afërt.

Gjithsesi, zikaltërit duken pak të shqetësuar për shkak të momentit të mirë që po kalojnë. Ndaj Genoas ishte suksesi i 7 radhazi për Interin, e nënta radhazi në shtëpi për herë të parë një bilanc të tillë që prej majit të 2011-ës. 18 gola për Lukakun, Conte duhet të ndjehet tepër i kënaqur që ka në skuadër një sulmues si belgu. 13-të për Martinez. Mbrojtja shfaqet tepër solide. Interi i këtij sezoni po funksionon në mënyrë perfekte.

Merita padiskutim që i shkon Antonio Contes që ka gjetur ekuilibrat ideal për skuadrën. Ne mesfushë Barella, Eriksen dhe Brozovic janë një garanci më tepër për numrin një të stolit të zikaltërve. Danezi Eriksen po rikthehet në ditët e tij më të mira dhe raporti me Conten po vjen drejt normalizimit. Pas suksesit ndaj Genoas tashmë skuadra po përgatitet për duelin me Parmën.

Conte nuk ka ndërmënd të bëjë ndryshime të mëdha në formacion madje pritet që ta nisë sfidën më të njëjtët lojtarë që kishte ndaj Genoas. Pas emilianve është radha e Atalantës. Inter kërkon ta çojë në tetë numrin e sukseseve radhazi për të përforcuar pozitat në krye të klasifikimit.