Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, të qytetit të Durrësit.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.