Paris, merr fund terrori, vriten 2 vëllezërit dhe pengmarrësi

465
Sigal

FRANCE – Pas 8 oresh terrori, policia i ka dhene fund pengmarrjes se dy vellezerve terroriste qe shkaktuan masakren ne “Charlie Hebdo”, duke i vrare ata. Dy franko-algjerianet Said dhe Cherif Kouachi prej oreve te mengjesit ishin fshehur ne nje shtypshrkonje ne veri-lindje te Parisit duke mbajtur peng nje punonjes te saj. Pas oreve te gjata te rrethuar nga policia dhe deshtimit te negociatave me dy xhihadistet, efektivet nderhyne duke i vrare ata, ndersa pengu ka shpetuar. 

Po ashtu, ne te njejten kohe eshte nderhyre edhe ne pengmarrjen e dyte qe u shenua rreth ores 13:00 ne lindje te Parisit ne nje dyqan ushqimore. Amedy Coulibaly, i cili per mese 4 ore mbajti peng 6 persona, u vra nga policia ndersa te gjithe pengjet mes tyre gra dhe nje foshnje shpetuan gjalle. Coulibaly shfaqi hapur lidhjen me dy vellezerit terroriste te sulmit ne “Charlie Hebdo”, kur kercenoi autoritetet se do te vriste te gjithe pengjet nese policia nuk largohej nga vellezerit Kouachi per t’i lene te lire ata.

Vellezerit Kouachi dolen nga shtypshkronja e qelluan mbi policine

Ora 17: 25 Pas deshtimit te negociatave policia franceze hodhi ne ambientet e brendshme te shtypshkronjes bombe molotov duke detyruar dy vellezerit terroriste te dalin jashte. Por perballja nuk ka qene aspak e lehte teksa autoret kane qelluar ndaj policise, ku gjate shkembimit me arme ata kane humbur edhe jeten.

Pengmarrjet e fundit ne France nga i njejti grup terroriste
Parisi është tronditur nga sulme të njëpasnjëshme terroriste me të shtëna, hedhje bombash e pengmarrje brenda 48 orëve në kryeqytetin francez. Me pengmarrjen e fundit të një dyqani ushqimoresh, u shënua sulmi i pestë dhe dyshohet se ka një lidhje mes akteve të fundit terroriste në vend dhe dy ekstremistëve islamikë që kryen masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” dy ditë më parë.
 
Pas hetimeve autoritetet e Parisit kanë bërë një lidhje mes sulmit në revistën satirike ku humbën jetën 12 persona dhe sulmit të djeshëm ku humbi jetën një oficere policie, ku sipas tyre ata rezultojnë të njohur. Zbardhja e një skeme të autoriteteve policore bën një lidhje mes sulmuesit të djeshëm dhe atij të sotëm, që ka marrë peng një dyqan ushqimor në Paris. Kjo skemë lidh kështu të arratisurin e djeshëm dhe pengmarrësin e sotëm si një individ, i identifikuar paraprakisht si Amedy Coulibaly sëbashku me një të të fejuarën e tij Hayat Boumeddiene, këta të fundit të njohur me dy vëllezërit Kouachi, të cilët janë terroristët e masakrës në Charlie Hebdo.