Konflikti Rusi-Ukrainë/ Putin i kërkon parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë

150
Sigal

Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit rus që të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë vendit. Russia Today shkruan se këtë gjë e kaa bërë të ditur kryetari i Senatit duke shtuar se legjislativi do të shpallë vendimin e tij së shpejti.

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko tha se kërkesa tashmë është duke u konsultuar nga komisionet e Senatit.

Çfarë ka ndodhur?
Prej mëse 1 jave marrëdhëniet Ukrainë-Rusi dhe Perëndim-Rusi kanë arritur pikën më kritike më 30 vitet e fundit. SHBA ka paralajmëruar se Moska kishte planifikuar të sulmonte dhe pushtonte fqinjin ukrainas në datën 16 ose 20 shkurt. Edhe pse Rusia i ka hedhur poshtë akuzat e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE se po angazhon mbi 150 mijë trupa në kufi me Ukrainën, ajo ka pretenduar se ka larguar njësi ushtarake dhe armatime nga gjatësia kufitare.

Ditët e fundit, Londra, Uashingtoni dhe Brukseli kanë shtuar alarmin se Putin ka urdhëruar nisjen e operacionit të sulmit dhe pushtimit të Ukrainës.

Që prej së premtes, forcat e armatosura ruse dhe separatistët pro-rusë në Donbas dhe Luhansk kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën. Deri tani janë vrarë 10 ushtarë ukrainas, ndërsa janë regjistruar dhjetëra raste të bombardimeve nga artileria ruse ndaj objekteve dhe njësive ushtarake ukrainase. Nga ana tjetër, mëse 40 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar janë larguar nga dy rajonet e sipërpërmendura në Ukrainën Lindore pas paralajmërimit të nisjes së luftimeve.

Vendimi i djeshëm i presidentit Putin për njohjen e pavarësisë së republikave të vetëshpallura të Donbasit dhe Luhanskut dhe dërgimi i trupave ruse me mision paqeruajtës në këto zona ka acaruar pa masë liderët e Perëndimit.

Zanafilla e këtij konflikti është dëshira e Ukrainës për tu integruar në NATO. Rusia e kundërshton kategorikisht pasi i frikësohet rritjes së influencës së Perëndimit në Europë dhe për faktin se për herë të parë në histori, NATO do të ketë kufij territorialë me Rusinë nëse pranon të zgjerohet me Ukrainën.