Aksident i rëndë në Elbasan, këmbësorja dërgohet urgjent për në spital

218
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore.

Sipas burimeve bëhet me dije se këmbësorja ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra.

E lënduara është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.