Fatmir Vejsiu: Formula e re rrit pragun e pranimit në universitete

544
Sigal

Pranimet në universitete/ AKP zbardh formulën e llogaritjes së pikëve për Maturën Shtetërore 2014

Agjencia Kombëtare  e Provimeve (AKP) ka publikuar formulën e llogaritjes së pikëve për Maturën Shtetërore 2014, ku dhe siç është thënë më parë, ndryshe nga vitet e mëparshme është rritur me 6 % pesha e notës mesatare, ndërsa është ulur përqindja e pikëve për dy provimet me zgjedhje. Sipas specialistëve, rritja e peshës së mesatares nga 20 në 26 për qind do t’u shtojë rreth 40 pikë më shumë maturantëve në rezultatin përfundimtar. Këtë e konfirmon edhe ish drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, z. Fatmir Vejsiu në një përllogaritje rezultatesh të njëjta të një maturanti me formulën e llogaritjes së pikëve për Maturën 2013 dhe 2014. Sipas shembullit të Vejsiut, pragu i pranimeve në universitet rritet me 52 pikë. Me këtë shembull ish Drejtori i Parauniversitarit ka dashur t’i vijë në ndihmë maturantëve që të llogarisin si duhet, nëse do të arrijnë të futen dot në degët e tyre të parapëlqyera, kjo edhe për faktin tjetër se këtë vit kuotat do të jenë më të ulëta se vitin e kaluar.

Formula e llogaritjes së pikëve

SHUMA={[26 x M + 20 x (D1 + D2)] x K + 17 x (Z1 x F1 + Z2 x F2)} x 5                                            Shembull llogaritje pikësh për nxënësin me mesataren më të lartë:

• Përqindja mesatares, M 26

• Përqindja e provimeve të detyruara, D1 dhe D2 20

• Koeficienti i shkollës, K 1,4

• Përqindja e provimeve me zgjedhje, Z1 dhe Z2, 17

• Koeficientet e provimeve me zgjedhje, F1 dhe F2 1,4

• Numri 5 është faktor shumëzimi për llogaritjen e pikëve

• Në përfundim del rezultati i pikëve totale

Pesha e rezultateve të maturës në llogaritjen e pikëve është si më poshtë:

• Pikë mesatare 26 %

• Provimi i parë më detyrim, D1 20%

• Provimi i dytë më detyrim, D2 20%

• Provimi i parë me zgjedhje, Z1 17%

• Provimi i dytë më zgjedhje, Z2 17%

box

Shembulli, në ndihmë të maturantëve

Ish drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, z. Fatmir Vejsiu ka dashur t’i vijë në ndihmë maturantëve me anë të një postimi në rrjetin social në facebook. Në këtë postim, z. Vejsiu ka marrë një shembull të një maturanti në vitin 2013 me tregues të caktuar, i cili ka qenë fituesi i fundit në Gazetari. Po me të njëtat rezultate z. Vejsiu ka llogaritur pikët duke përdorur formulën e Maturës 2014. sipas llogaritjeve ka rezultuar, që maturanti i viti 2014 me të njetat rezultate të një maturanti të vitit 2013, do të grumbullonte 52 pikë më shumë. Pra automatikisht rritet pragu i pranimeve në degën Gazetariu me 52 pikë. Gjithashtu Ish dreejtoiri i parauniversiotarit u kërkon maturantëve të kenë kujdes kur të bëjnë llogaritë e tyre, edhe pse numri i paranimeve (kuotat) këtë vit në universitete, sipas MAS, do të jenë më të vogla. Ai shpjegon se në 10 kuota më pak, pragu i fituesit të fundit, rritet me 30-40 pikë.

Shembulli

Nga Libri i Transparencës së Maturës 2013, mora një shembull të një maturanteje gjimnaziste, me koeficient të shkollës 1.4. Ai/ajo kish këto tregues për drejtimin Gazetari:
Mesataren M = 8.37
D1 =7.80,
D2 = 9.84
Z1 (Anglisht) = 7.79 me koeficient 1.3
Z2 (Biologji bërthamë) = 9.84 me koeficient 1
Ky/kjo maturante kishte marrë 5405.7 pikë, duke u renditur si fituesja e fundit në drejtimin Gazetari.
Rikalkulim të rezultateve me formulën e MSH 2014:
Bëra një rikalkulim, për të njëjtat rezultate, por me formulën e re të MSH 2014, ku pesha e mesatares M është 26%, e lëndëve të detyruara D1 & D2 20% dhe atyre me zgjedhje Z1 & Z2 është 17%.
Më rezultoi se i njëjti maturant me të njëjtat rezultate, këtë vit do të grumbullonte 5457.7 pikë, pra 52 pikë më shumë se në vitin e kaluar.
E postova këtë status, që maturantët e këtij viti të kenë parasysh që në listat e fituesve të fundit në vitin e kaluar, për çdo drejtim studimi t’i shtojnë atij 50 – 100 pikë për t’i krahasuar me rezultatet përkatëse në këtë vit shkollor, nëse kuotat do të jenë të njëjta (Kujdes me kuotat, për çdo 10 kuota më pak nga viti i kaluar, numri i pikëve të fituesit të fundit rritet me 30 – 50 pikë!). Nuk është për të gjithë, por mbase ndonjë që ka interesa për llogaritjen e pikëve dhe plotësimin e Formularit A2, mund ta marrë në konsideratë.

box

Pranimet në universitete

Gara e pranimeve në universitetet publike të vendit këtë vit do të mbyllet me formularin A2. Ndryshe nga praktikat e ndjekura gjatë maturave të fundit, sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që vendet bosh që mbeten në degë të ndryshme të fakulteteve, pas fazës së parë të regjistrimeve, të plotësohen me spostimin e listës së fituesve, pa qenë nevoja që të rishpërndahen me formularin A3, ndërsa sipas MAS këtë vit nuk do të ketë shtesa. Sipas tyre, i gjithë procesi parashikohet të mbyllet me dy raunde. Në raundin e parë që përkon me fazën e regjistrimit paraprak, të gjithë maturantët do të bëjnë regjistrimin në preferencat më të larta që janë shpallur fitues. Gjatë kësaj faze, maturantët që kanë aplikuar për studime jashtë vendit, apo ata që kanë zgjedhur qysh në fillim universitetet private, si dhe të tjerë që për arsye të ndryshme vendosin ta lënë garën, krijojnë vende të lira për ata që gjenden poshtë tyre. Pra, pas kësaj faze përzgjedhëse, në raundin e dytë do të bëhet spostimi i listës së fituesve, të cilët duhet të kryejnë edhe regjistrimin përfundimtar në programet e studimit ku rezultojnë të tillë në këtë raund. Sipas drejtuesve të Komitetit të Maturës Shtetërore, kuotat e paplotësuara pas raundit të dytë nuk do të rishpërndahen për t’u plotësuar me të tjerë kandidatë fitues, por do të “digjen”.

Mbetësit jashtë universitetit

Për herë të parë këtë vit, maturantët që do të rezultojnë mbetës në sesionin e parë të provimeve të maturës, nuk do të mund ta vazhdojnë garën e pranimeve në universitetet publike edhe nëse i marrin provimet në vjeshtë. Sipas specialistëve të angazhuar me procesin e maturës, këta maturantë mund të futen në sezonin e vjeshtës për provimet ku kanë mbetur, por ata nuk do të bëhen pjesë e garës së pranimeve. Në fakt, ky rregull përkon edhe me heqjen e formularit A3, ku pjesa më e madhe e aplikantëve ishin maturantë që e kalonin maturën në vjeshtë. Por, jashtë garës së pranimeve do të mbeten edhe ata maturantë që nuk kanë kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj me detyrim, që për rrjedhojë nuk do të pajisen me diplomën e maturës.