Mësuesja simbol e Abetares shqipe Asije Hoxha: Në LANÇ morën pjesë 6 mijë vajza dhe gra shqiptare që sakrifikuan deri në flijim për Kombin dhe lirinë e Atdheut.
Varret e dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare tronditen nga zëri urrejtës i Spiropalit ndaj sakrificës deri në flijim të jetës
Në luftën Nacional -Çlirimtare morën pjesë 6000 gra dhe vajza shqiptare. Sa e sa vajza dhe gra shqiptare dhanë jetën për lirinë e Atdheut!
Do të dish se si e dhanë jetën? Do të dish se sakrifica e tyre dhe nderimi që duhet të ketë çdo shqiptar nuk matet me vite? Ata mbeten në piedestal të historisë së kombit shqiptar. Varrezat e dëshmorëve mbeten një kujtesë në përjetësi të sakrificës në emër të atdheut.
Cilët janë këta heronj të heshtur për të cilët shpërthen, ti Erisa, me një urrejtje që trondit çdo zemër shqiptare? Kanë kaluar 100- vjet shpërthen përbuzja jote ndaj heronjve të Luftës Nacional-Çlirimtare. Po që Skënderbeu, të cilin e merr si model Atdhetarizmi, sa vjet kanë kaluar? Janë me mijëra partizanë e partizane që luftuan për çlirimin e atdheut me idealin se liria nuk dhurohet, po fitohet. A mund të krahasohesh me vajzat partizane? Po të kujtoj disa nga ato si pasqyrë me veten tënde.
Qerriba Derri
Heroizmin i kësaj gruaje labe populli e përjetësoi nëpërmjet vargjeve:
“Katër prill seç ishte moj.
Lajm’ i zi seç na mbuloi:
Atje lart tek xhamia,
thonë se u bë kërdia.
Thonë se u bë hataja,
u vra shoqe Qeribaja .
Qeriba antifashiste,
zemër- trime komuniste.
Fale jetën Shqipërisë,
për triumfin e lirisë!”
Në operacionin e dimrit në janar 1944 Qeribaja ndodhej bashkë me Batalionin e dytë të Brigadës së pestë Sulmuese në grykën e Pishës (Bolenë). Një korier solli lajmin se të gjitha rrugët për në Bolenë ishin zënë nga gjermanët. Në këto çaste të vështira, Qeribaja hipën mbi një shkëmb dhe u tregon partizanëve episode nga heroizmat e komunarëve të Parisit. Mbas fjalës ajo drejtohet për në pyjet e Çipinit për të ngritur lart moralin e popullit, por diktohet nga njerëz të shitur tek pushtuesi nazist dhe burgoset në burgun e Vlorës. Më 4 prill 1944 me kunatin dhe tre partizanë u pushkatua përpara xhamisë nga mercenarët e Xhafer Devës. Në këto çaste Qeribaja thirri:” Ju do të na vrisni, o tradhtarë, por gjaku ynë do të merret…”
Qerriba Derri
Inajete Karalliu
Bukurtoshe Bazo
Zonja Curre
Dy heroina Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.
Më 17 korrik të vitit 1944, në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, nën degët e rrapit të motshëm
nazistët gjermanë varën në litar vajzat trime Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Kur gjyqi dha dënimin me vdekje, Bule Naipi iu drejtua tradhëtarëve me një zë plot besim për të ardhmen:
“Vajzat shqiptare nuk tremben as nga plumbi, as nga litari! Ju duhet të trembeni jo unë, sepse ju jeni ata që po jetoni orët e fundit. Partizanët do të çlirojnë vendin. Ata do të marrin hakën.” Ishte vetëm 24 -vjeçe, zonja Erisa, që u rezistoi torturave në burg, që nuk u përkul dhe nuk u thye pas vendimit “në litar”
Qelitë e burgut të Gjirokastrës e mbajnë mend Persefoni Kokëdhimën, këtë vajzë trime se si qëndroi e papërkulur përpara torturave më çnjerëzore. E dinë këto qeli se Persefoni mund të dilte po të nënshkruante një copë letër në sytë e xhelatëve, por ajo bërtiti: “Nuk dua falje të tillë. Mbajeni për vete…” E merr letrën, e hedh në tokë dhe e copton me këmbë duke thënë: “ -Ja pra e firmosa. Kjo letër nuk e meriton të griset me dorë.” Persefoni Kokëdhima në qafën e Gjashtës, u ndesh ballë-përballë me armikun. Në zjarrin e luftës me gjermanët qëndroi trime, saqë as litari s’e trembi dot. Fjala e saj e fundit ishte: “Jo! Nuk e pranoj faljen nga armiqtë”. Ishte vetëm 20-vjeçe, zonja Erisa, kur shkoi drejt vdekjes në litar dorëpërdore me shoqen e saj, Bulen.
Zonja Çurre
Si të gjitha vajzat pjesëmarrëse në luftë edhe Zonja Çurre ishte 22-vjeç kur u vra për lirinë e Shqipërisë. E ëma tregon: “-Zonja u nis për në çetën partizane pasi ishte errësuar fare. Ku mund të shkosh kështu? Pastaj je vetëm, pa njeri?…- i thashë e shqetësuar dhe e luta të priste deri sa të lindte dita. -Nuk jam vetëm nënë. Kam edhe dy shokë. Dy shokë të fortë. -Po ku janë? -Silli t’i shoh, t’i njoh edhe unë! -Ja ku janë nënë! Ajo kishte nxjerrë nga xhaketa dy bomba dhe i mbante lehtë në duar. -E sheh tani që s’jam vetëm? Më 22 korrik 1944 në një përpjekje të ashpër me armiqtë në Qafë Shkallë (Klos), ndonëse e plagosur rëndë, ajo luftoi me mitraloz në dorë. Trupi i kullonte gjak, po mitralozi i saj ende vazhdonte të mbillte vdekje mbi armiqtë dhe zëri i saj ushtonte: “Para partizanë! Para shokë”! Mbase këto shprehje të duken tepër vulgare dhe thirrje të vajzave pa shkollë të ardhur në çetat partizane nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, zonja Spiropali. Në të vërtetë thirrjet e tyre dalin nga ideali për të cilën janë bashkuar në luftën për liri. Nuk janë vajza si ty, Erisa që kur në një emision televiziv në Top Channel HD pyetjes se sa kushtojnë rrobat e luksit që vesh, –përgjigjesh, – Kam fobi të hyjë në dyqanet e veshjes. Qëndroj tek dera e dyqanit. Burri hyn brenda dhe më nxjerr disa veshje. Zgjedh ato që më pëlqejnë! Sa kushton një veshje? -pyet dikush në emision. Përgjigja juaj është befasuese:- Nuk e di! Përgjigje befasuese dhe marramendëse. Nënkuptimi: -Nuk ka rëndësi vlera e veshjes, sepse unë me veshje ia kaloj dhe Ledi Dianës dhe këtë e kam arritur në saj të posteve shtetërore që mbaj.
Hibe Palikuqi
Gjatë luftës, në një çast kritik, doli detyra që një skuadër me kundërsulm të zaptonte një lartësi e që aty të mbronte tërheqjen e kompanisë dhe të gjithë batalionit, sepse forcat gjermane ishin të shumta. Hibe Palikuqi u vu në krye të kësaj skuadre dhe me breshëri automatiku u sul drejt kodrës. Mitralozi armik e plagosi për vdekje dhe ajo ra heroikisht. Rapsodi popullor dibran për të përkujtuar heroizmin e kësaj bije trime këndon:
Shum’ kish vuejt kjo Dibra plakë.
Kudo tym e kudo flakë.
Kish vojt shumë, por nuk u shtrue,
brof në kambë populli u çue,
Brigad’ t’re na ka formue.
Nat’ Korçovë na paske shkue,
gjermant para i ka vue.
Shumë armiq o i ka farue.
-Kush asht ajo, që i prin m’at anë?
Po thotë Hibja– Para partizanë!
Fyt për fyt me nazi-fashista,
Shtatëmbëdhjetë vjeç ndër komunista.
Populli heroizmin dhe sakrificën deri në flijim për çlirimin e vendit e përjetëson në vargje, Erisa Spiropali e mohon!!!
Inajete Karalliu
Inajeti kur mori vesh se disa shokë partizanë nuk dinin të lexonin dhe të shkruanin filloi punën për mësim shkrimin dhe leximin me ta. Ajo u thoshte: “- Kur të mësoni shkrim e këndim do ta kini më të lehtë. Vështrimi juaj do të arrijë aq larg sa edhe i shqiponjës. Ishte 22-vjeçe , kur e qëlloi plumbi gjerman. Gjermanët duke përfituar nga errësira e natës u ishin afruar shumë pozicioneve partizane.
Sytë e mprehtë të Inajetes nuk e lanë skuadrën të kapej në befasi. Automatiku i saj hapi zjarr dhe gjermanët e parë ranë përtokë dhe s’u ngritën më. Inajeti duke parë rrezikun, që u kanosej shokëve në anën tjetër të përroit u nis drejt tyre me automatik në dorë. Por… Gjermanët e diktuan dhe filluan të shtinin papushim. Si zuri një pozicion të përshtatshëm hapi zjarr kundër gjermanëve, të cilët të befasuar filluan të tërhiqeshin. Gjermanët u hodhën përsëri në sulm dhe ne iu përgjigjëm me kundërsulm. Inajeti u çua në këmbë dhe, si hodhi disa granata filloi të qëllonte me breshëri automatiku. Ajo vazhdonte të sulmonte në krye. U dëgjua thirrja e fundit e saj: “Para partizanë”
Ylbere Bilibashi
Ylbere Bilibashi doli partizane shumë e re. Ylberja me nëntë shokë ra në një pritë të gjermanëve. Shokët u vranë. Ajo mbeti vetëm. Shtrëngonte armën dhe vështronte lëvizjet e armikut. Me idealet e së ardhmes së bukur dhe me urrejtjen e thellë për armikun edhe e vetme përpara dhjetra gjermanëve qëllonte në drejtim të tyre. Ylberja u plagos dhe ra në tokë pa ndjenja. Gjermanët edhe të plagosur e torturuan. Dikush e goditi me shkelma, dikush i ra me kamxhik, ndërsa një kapiten SS e kapi për flokësh dhe i drejtoi revolverin në ballë. Gjermani bërtiti i zemëruar duke i thënë: – Do të thuash me zë të lartë “poshtë komunistët”! Ylberja e vështronte tërë urrejtje…e përqendroi shikimin te tyta e armës së gjermanit. Foli shpejt e fort, që plumbi të mos e ndërpriste dhe thirri:-Rrofshin komunistët! “Ajo mbeti përjetësisht në kujtesën e atyre maleve ku dha jetën; mbeti bashkë me fjalët e zjarrta “Rrofshin komunistët”! Mbase po të shkojë Erisa në ato male mund të ndjejë tingëllimin e fjalëve të Ylberes, krenarinë e saj, që dha jetën për një Shqipëri pa pushtues, jehonën e fjalëve të fundit të saj.
Bukuroshe Bazo
Në palcën e dimrit 1944 (dhjetor), bashkë me brigadën, Bukuroshja u gjend në Mal të Zi. Binte borë papushim. Një erë e akullt përziente flokët e borës dhe i përplaste me rreptësi shpateve të maleve. Buzët e Bukuroshes i ishin bërë gjak, por ajo qëndronte e fortë me armë në dorë. Ishte e vendosur deri në vdekje dhe vazhdimisht thoshte:-Ta ndjekim armikun këmba-këmbës gjer në strofkën e tij të fundit. Në një përleshje të ashpër me gjermanët, atje në Mal të Zi, plumbat e armikut e goditën në zemër. Gjaku i saj i kulluar shkëlqeu mbi bardhësinë verbonjëse të borës. Ishte vetëm 22-vjeçe, zonja Elisa!!
Heroina e Popullit Margarita Tutulani, së bashku me
të vëllanë e saj, Kristaq Tutulani, Hero i Popullit,
shkonin derë më derë për të ngritur popullin në luftë kundër
pushtuesve. Ata ranë në sy të pushtuesit fashist dhe u
pushkatuan në vitin 1943 në një natë të errët, në afërsi të Kavajës.
Vargjet e poemës “Alarme të përgjakura” të Fatos Arapit i kushtohen heroinës Margarita Tutulani. |
…Margaritë trime.
Shoqe, dhembshuria ime. Buzëqesh me vdekjen, moj Margaritë e zezë. Nëpër natën cube, ca të shtëna ranë. Ranë njëri bri tjetrit, motra me vëllanë. Margaritë, moj, me dy sy të zez! Në mbledhjet e fshehta, cicëroje ëmbël e flisje për ëndrra. Ti, që vet ishe ëndërr; e flisje për shpresa, ti që vet ishe shpresë. Shoqja ime, moj. Me dy sy si nata , të mëdhenj, të zez. Me bukurinë tonë të virgjër, të virgjër, vdekjen po ushqejmë. Se kjo tokë ka ftohtë. mardhi dhe ka ngrirë. Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca zjarri. Futemi nën dhe, porsi rrënjë ëndrrash, që të vijë pranvera, që të vijë behari, toka përmbi ne e balta të shkrijë. Dashuria jonë me dy sy si nata të zez, nga plumbat armike prerë mes për mes. Margaritë moj. Motra ime moj. Shoqja ime moj.
|
Janë vetëm disa heroina të Luftës Nacional-Çlirimtare të përshkruar. Sa e sa heroina dhanë jetën për lirinë e Atdheut? Inajete Dume ( 1924-1944 ) , me thirrjen e saj “Luftoni shokë..luftoni dhe fitoni…Rroftë Partia”, Fete Gjini (1929-1944), me vendosmërinë e saj: “Me këtë automatik, do të vras më shumë armiq”, Qeriba Koka (1926-1944), me ndjenjën e atdhedashurisë: “Shqipëria një pëllëmbë, burra gra i ka më këmbë”, Donika Dule (1924-1944) me qartësinë përse lufton: “Ne të rejave dhe grave na takon të bëjmë një luftë të dyfishtë, sepse kërkojmë jo vetëm lirinë e Atdheut, po edhe lirinë tonë si gra…”, Lejla Malo (1929-1944) kreu aktivitetin e saj me parrullën “ Lexoje , shpërndaje, por mos ia dorëzo armikut”, Floresha Myteveliu (1927-1944) me qëllimin “Do të luftoj për idealet e vajzës shqiptare…”, Fato Dudumi (1927-1944) me idealin e vetëflijimit : “ Vdes e gëzuar se ne po fitojmë. Rroftë liria”, Shaniko Jupasi ( 1927-1944) me ndjenjën kombëtare: “ Luftoni gjer në fund. Mbani lart flamurin”, Pinellopi Pirro (1927-1944) luftonte me këngën e saj të preferuar: “Jemi trima partizanë, Vdesim për liri”, Urani Pano (1925-1944) me shpresën e lirisë:
“ Jam në Gjerbës të Skraparit. Thith ajrin e lirë të Shqipërisë”, etj, etj.
Po sa e sa trima dhanë jetën për lirinë e atdheut?
Kryeshkruesi i fjalës shqipe, LasgushPoradeci, poeti i natyrës pogradecare, poeti i peizazheve, është edhe poeti i trimërisë shqiptare. Me pendën e tij të artë nuk harron të skalisë në vargje heroizmin shqiptar dhe pavdekësinë e Luftës Nacional-Çlirimtare të mishëruar me figurën e komandantit Reshit Çollaku.
Reshit Çollaku
Hajde-haj, Reshit Çollaku,
në atë gjoks të ziente gjaku.
Djalë i mbarë i Mokrës plakë,
ndezur zjarr e ndezur flakë.
Dole me njësitn’ e parë,
me ata djem poradecarë.
Mokr’ e Gorë brigje-brigje,
digje, bre Çollaku, digje.
Dil në Pojskë që prej mali,
që nga Shpell’ e Rodokalit,
Kollovoz për tatëpjetë,
zbrit lësho në sulm rrufetë.
Zbrit me burrat partizanë,
ndize Pojskën anembanë.
Ndale armikun mes xhadesë,
futu brenda në fortesë.
Shkatërro beton e hekur,
ngul flamurin e pavdekur,
përmi top, përmi mortajë,
ngule sa më lart në majë.
Kur u vra Reshit Çollaku,
ç’pati thënë e kuvenduar?
Ç’foli trimi i trimëruar?
“Hëni shokë, mos më qani.
Mos më qani e zi mos mbani,
se nuk vdes po rron i gjallë,
kush jep shpirt me yll në ballë.”
LasgushPoradeci
Asije Hoxha
PJESË NGA LIBRI “YJE TË PASHUAR”
Lapidari në Pojskë, në anë të rrugës lartësohet si kujtesë e historisë të 10 dëshmorëve të betejës partizane. |
Lapidari në Pojskë, në anë të rrugës lartësohet
si kujtesë e historisë të 10 dëshmorëve të betejës partizane.
Partizanë pjesmarrës në Luftën Nacional-Çlirimtare
Nderimet
Mësues i popullit Pishtar i demokracisë Urdhri “Nënë Tereza” Urdhri “Nderi i Kombit” etj.
|
Nderimet
Mësues i popullit Pishtar i demokracisë Urdhri “Nënë Tereza” Urdhri “Nderi i Kombit” etj.
|
|
Ali Oseku lindi më 23 shkurt 1944 në Tiranë. |