Eksperti shëndetësisë kundër Komitetit të Ekspertëve të Ramës, Dr. Dasho: Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje!

437
Sigal

Nga Dr. Erion Dasho

Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje! Rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet adresuar nëpërmjet një përafrimi strategjik që kalon nëpër këto faza prioritare:

1. Parandalimi, ku luan rol parandalimi parësor (bazuar në parimet e Kartës së Otavës) dhe ai dytësor (testim, gjurmim dhe trajtim i hershëm).

2. Forcim të rolit të mjekut të familjes për të mundësuar trajtimin dhe ndjekjen e rasteve në kushtet e shtëpisë.

3. Forcmit të kapaciteteve të spitaleve rajonale për të pritur rastet e komplikuara në nivel rajonal.

Në se ndiqen këto tre hapa që janë baza e çdo strategjie në sistemin shëndetësor, do të ulet presioni edhe mbi “spitalet COVID” duke reduktuar nevojën për shtretër në nivelin terciar.

E kundërta nuk ka vlerë! Në se nuk adresohet parandalimi, spitalet COVID do të vazhdojnë të mbushen siç ka treguar shembulli i Wuhan, Lombardisë dhe New York-ut.

Le të mësojmë nga bota për të hartuar një përgjigje të bazuar mbi evidenca dhe të drejtuar nga mendimi shkencor dhe përvoja mjeksore!