Ilmi S.Qazimi: E kërkon Azia si armik, e fsheh Shqipëria si mik!

279
Analizë nga Ilmi S. Qazimi: Aksioni i madh qeveritar, i shitjes së pasaportave me preteksin se do mbushi Shqipërinë me para, është një paradoks. Nxjerrja në treg e pasaportës së Shqipërisë është shitje e dinjitetit, emrit dhe  Identitetit Kombëtar. Ti si qeveri nuk je në gjendje ta zbulosh se kush të ka shkelur truallin dhe po investon për të “mirën e Shqipërisë”, sepse ai ka pasaportën e “artë” shqiptare! Ti realisht nuk je në gjendje të gjesh një vrasës të paguar ordiner të Elbasanit, Vlorës, Tiranës etj dhe jo më të gjesh një ultrafashist të regjur e të sofistikuar. Kjo do të thotë të shitet toka. Dhe kur shitet toka, është shitur gjithçka, edhe pasuria kombëtare edhe shpirti i shqiptarit. Kjo është tradhti kombëtare!   
Sigal

              

“Ju vuani nga deliri i madhështisë! Si mund të krahasohesh ti me Francën, a i ke trutë në vend?

Kjo shitje e shumëfishtë, në kushtet kur kemi disa raste, që iu është dhënë pasaporta e nënshtetësisë shqiptare të huajve dhe ata kanë rezultuar njerëz të kërkuar nga shtetet e tyre për krime ekonomike, është tradhti kombëtare”

Po ndërmerret aksioni i madh qeveritar, demek, tepër paráprurës ” duke u shitur pasaporta e Shqipërisë”! Ky është jo vetëm një paradoks shqiptar, por më shumë është shitje e shumëfishtë e tërëçkaje shqiptare. Të nxjerrësh në treg pasaportën do të thotë të shitet emri i kombit, të shitet dinjiteti, të shitet aftësia që kemi dhe që do të kishim për të përballuar të ligun e të keqen, që na kërcënon historikisht. Kjo do të thotë të shitet toka. Dhe kur shitet toka është shitur gjithçka, edhe pasuria kombëtare edhe shpirti i shqiptarit.

Kësisoj ti, zoti kryetar i qeverisë, me këtë lloj shitjeje që po bën, ke tjetërsuar veten dhe ata që ke pranë. Por kjo nuk ka shumë rëndësi se ti je vetëm një person. E keqja më e madhe është se ke shitur sheshin e luftës dhe kthehesh në puthakëmbës i njeriut më të keq në botë! I pushtuesit modern, jo, me armë e avionë si në vitin 1939, apo para gjysmë viti në Ukrainë, por me joshje, me lëvdata, dollarë, viruse e vaksina! Pra ti ua ke kaluar vjedhjeve e shitjeve, që janë bërë deri më sot nga paraardhësit qeveritarë.

“Kësisoj ti, zoti kryetar i qeverisë, me këtë lloj shitjeje që po bën, ke tjetërsuar veten dhe ata që ke pranë. Por kjo nuk ka shumë rëndësi se ti je vetëm një person. E keqja më e madhe është se ke shitur sheshin e luftës dhe kthehesh në puthakëmbës i njeriut më të keq në botë!”

Ti kështu i je vetëdorëzuar si shtet e si vend më të ligut të mundshëm. Ky mund të jetë kapitalist i hapur siç ka deklaruar një deputet i juaj dikur, “Unë jam kapitalist! Ndaj, nuk kini se çfarë të më bëni!” Mund të jetë biznesmen i ndershëm, por vallë a ka ndonjë të tillë në botën kapitaliste?!. Por mund të jetë edhe fashist i kulluar në bindje e në vepra. Po ashtu mund të jetë edhe terrorist i kalibrit të lartë. Bën vaki, si përjashtim unik, që të jetë edhe dashamirës i Shqipërisë. Por kjo e fundit vështirë të besohet. Ti si qeveri nuk je në gjendje kurrsesi që ta zbulosh se kush është ai që të ka shkelur truallin dhe po investon për të “mirën e Shqipërisë”!? Sepse ai ka pasaportën e ‘artë’ shqiptare! Ti realisht nuk je në gjendje të gjesh një vrasës të paguar ordiner të Elbasanit dhe jo më të gjesh një ultrafashist të regjur e të sofistikuar, b.f. latinoamerikan, anglosakson apo australian i lindur në Korenë e Jugut, që të vjen këtu duke buzëqeshur për të investuar “për lulëzimin e Shqipërisë”, duke nxjerrë serbes-serbes pasaportën shqiptare që ka blerë prej teje?!

Dihet që i miri jeton aq sa do i ligu. Pra, e mira Shqipëri do të jetojë sa të dojë i ligu që Edi Rama  apo Sali Berisha, futi në tokën tonë kur iu shiti pasaportën shqiptare. Në Shqipëri tashmë ligjërisht, nominalisht, në çdo orë të 24 orëshit futet derri edhe dosa. Pra, kësaj i thonë: Iku spata, erdhi kosa. Bashkimi Europian po ju thotë, mos e bëni këtë hap se do gjeni belanë! Pavarësisht se si e kanë ata, po këtë e kanë shumë të saktë! Mirëpo, ja që një palozëdhënës i juaj, z.kryeministër thënka: janë paragjykuese ato që thonë ata të Bashkimit Europian,… mbasi në Francë hyjnë njëqind mijë vetë pa u verifikuar!” O ju hëngërt mortja! Ju vuani nga deliri i madhështisë! Si mund të krahasohesh ti me Francën, a i ke trutë në vend?

“Ti si qeveri nuk je në gjendje kurrsesi që ta zbulosh se kush është ai që të ka shkelur truallin dhe po investon për të “mirën e Shqipërisë”!? Sepse ai ka pasaportën ‘e artë’ shqiptare! Ti realisht nuk je në gjendje të gjesh një vrasës të paguar ordiner të Elbasanit dhe jo më të gjesh një ultrafashist të regjur e të sofistikuar….!!”

Kjo shitje e shumëfishtë, në kushtet kur kemi disa raste, që iu është dhënë pasaporta e nënshtetësisë shqiptare të huajve dhe ata kanë rezultuar njerëz të kërkuar nga shtetet e tyre për krime ekonomike, është tradhti kombëtare, vazhdë e tradhtisë me veprimet për mosmbrojtjen e gjuhës shqipe, për mos respektimin e historisë sonë posaçërisht asaj të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, për dhënien me koncension të Butrintit etj.etj. Përsa kohë do t’i lejojmë këto akte tradhtie?