Horror në Greqi, 45-vjeçari masakron me sëpatë punonjësit e tatim-taksave, dy në gjendje kritike për jetën

314
Sigal

Një ngjarje pa precedent ka ndodhur mesditën e se enjtes në zyrat e tatim-taksave në qytetin e Kozanit, në Greqi.

Një 45-vjeçar vendas ka qëlluar me sëpatë katër nënpunës të këtyre zyrave, tre gra dhe një burrë duke plagosur dy prej tyre në gjendje serioze.

Sipas dëshmitareve okulare rreth orës 13:15, personi në fjalë ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti-covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.

Me pas është ngjitur në katin e dytë, ka nxjerrë sëpatën e vogël nga çanta, ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nënpunësit.

Sulmin e tij e kanë ndërprere drejtori i tatimeve dhe një nënpunës tjetër të cilët edhe kanë mundur t’i marrin sopatën, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Gjithë të plagosurit janë transportuar urgjent në spitalin e qytetit. Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën, ndërsa edhe një prej grave që është goditur në hundë dhe sy ka hyrë urgjent në kirurgji.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi që ka tronditur qytetin e vogël në veri të Greqisë, por nga burime policore bëhet me dije se nuk është hera e parë që 45-vjeçari ka treguar shenja dhūne në jetën e përditshme, madje thuhet se ka edhe probleme psikologjike.