E rëndë në Durrës/ Motoristi i picave përplaset me një makinë, përfundon në spital

283
Sigal

Një motorist që shpërndan pica është përplasur me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit te pallati i sportit në Durrës.

Motoristi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital me autoambulancë, ndërsa mësohet se nuk është në rrezik për jetën.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i motorit ka qenë me shpejtësi.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.