Meta: Presidenti të zgjidhet nga populli

318
Sigal

Presidenti Ilir Meta i nxiti partitë politike të mbyllin sot reformën zgjedhore. Në një postim në facebook, Presidenti Meta sugjeron që Këshilli Politik të vendosi për “zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës”.

Gjithashtu ai sugjeron t’i jepet e drejta qytetarëve të vendosin për partitë dhe deputetët e tyre, duke i dhënë fund favorizimit të një grushti oligarkësh dhe politikanësh që buk japin llogari.

“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi,” shkruan Presidenti Facebook.