Ç’po ndodh me fondet e rindërtimit? Rama, gazetares së DW: Mos e harxhoje fishekun për këtë pyetje!

272
Sigal

Kryeministri Edi Rama tha se fondet e rindërtimit nuk janë prekur, pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

I pyetur nga gazetarja e “DW” se ç’po ndodh me këto fonde, kryeministri tha me ironi se mund ta kishte kursyer këtë pyetje, pasi vijon puna me donatorët dhe KE për rindërtimin.

Sipas kreut të qeverisë, këtë javë finalizohet gara për për shtëpitë individuale dhe do të fillojë puna, ndërsa shtoi se është prezantuar plani i rindërtimit edhe për lagjet.

Nëse do i kishit ndjekur me vëmendje informacionet e ditëve të fundit, mbase s’do e kishit harxhuar fishekun tuaj me këtë pyetje. Ne jemi në një proces pune me të gjithë donatorët, me KE puna është në një stad shumë të avancuar. E kemi thënë qartësisht edhe në konferencë me ambasadorin e BE se ku do të shkojë mbështetja financiare e BE. Nuk ka asnjë lloj ngecjeje, asnjë lloj situate të veçantë lidhur me fondin e rindërtimit. Jemi në process, kemi pasur një vonesë të shkaktuar nga situata e pandemisë, por jo në anën tonë, por thjesht për ndërveprimet e nevojshme me të tjerët.

Këtë javë finalizohet gara për shtëpitë individuale dh besoj fillon puna. Për shkollat gara është në stad të avancuar, ka mbaruar faza e parë dhe fillojnë përzgjedhjet e fazës së dytë. Kemi prezantuar planet e rindërtimit edhe për lagjet, kemi një sërë planesh të miratuara zhvillimore, të cilat po punohen për fazën e detajimeve të domosdoshme për të kaluar në fazën e zbatimit. Nuk ka asnjë problem me fondet, nuk kemi prekur asnjë qindarkë të dedikuar për rindërtimin, në kushtet kur pandemia na ka detyruar të rishikojmë financiarisht zëra të caktuar të buxhetit. Së shpejti do fillojmë të ngremë kantierët e parë.