Mjeket dhe stafi mjekësor që kanë shërbyer në inspektoratin e higjienës gjatë periudhës së pandemisë kërkojnë pagën e shpërblimit një mijë euroshe për mjekët dhe 500 euroshe për infermierët dhe personelin ndihmës, të premtuar nga Edi Rama.
Kërkesa vjen nga stafi mjekësor i Durrësit, të cilët kanë qenë të parët që janë përballur me raste personash që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Kreu i konfederatës së mjekëve në qarkun Durrës, Zija Alhysa shprehet se kryeministri duhet të mbajë fjalën.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe mjeku Nestor Memsuri i cili thekson se janë shumë persona që janë marë me gjurmimin e cdo rasti pozitiv duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve.