Vdekjet nga Koronavirusi në Shqipëri/ Si e manipuloi grafikun Rama

534
Sigal

Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama shkruan se edhe pse kritikohet, qeveria shqiptare ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë më mirë se gjithë dynjaja për bilancin e koronavirusit.

Rama shprehet se Shqipëria ka bilanc tepër pozitiv, edhe falë popullit shqiptar, që ka bashkëpunuar, sipas tij, me qeverinë, në masat e marra ndaj Covid-19.

Por në grafikun që paraqet kryeministri mungojnë disa shtete, pjesë e Europës, që kanë një bilanc më të mirë se Shqipëria, e cila numëron 11 viktima për 1 milion banorë, raporton Syri.net.

Bullgaria – 8 viktima për 1 milion banorë

Letonia – 8

Sllovakia – 4

Gjeorgjia – 2

Rusia – 8

Bjellorusia – 10

Ja pra që Shqipëria në “dynjanë e Ramës” jo vetëm që nuk është e para, por edhe në Europë ka përpara shtete të tjeta. Për të mos kaluar kontinentin ku gjen me dhjetëra shtete që kanë shifra shumë herë më të ulta se vendi ynë.

Shifrat e mësipërme janë marrë nga faqja e specializuar “World Meters”, të cilës i referohet edhe vetë Rama në grafikun e publikuar.

https://www.worldometers.info/coronavirus/