Koronavirusi/ Brataj: Këto dy tre ditë presim të jetë piku

453
Sigal

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare tha se këto ditë pritet që të arrihet piku i gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi.

“Qoftë nga telefonatat, por edhe numri i të infektuarve besoj se piku do arrihet këto dy tre ditë”, tha ai.

“Ajo që kemi mësuar nga Kina dhe Italia është se javën e parë ka pikun e përhapjes. Javën e dytë do kemi një gjendje të konstante dhe javën e tretë do fillojë të bie numri”, tha ai.