Mbërrijnë në Gjirokastër emigrantët e parë sirianë, mes tyre shumë fëmijë

1099
Sigal

Në qytetin e Gjirokastrës kanë mbërritur 50 emigrantët e parë sirianë, që do të strehohen në vendin tonë.

Në përbërje të grupit janë edhe pjesëtarët e një familje emigrantësh palestinezë.

Refugjatët janë akomoduar brenda një kohe rekord në qendrën e pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometër në veri të Gjirokastrës.

Sirianët e ardhur janë të të gjitha moshave, por kryesisht familjarë, ndërkohë që mes tyre janë edhe shumë fëmijë.

Emigrantët sirianë kanë hyrë ditën e djeshme nga territori grek nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.