Gazment Bardhi: Nuk besoj se Meta do të shpërndajë parlamentin

1376
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Bardhi është shprehur se nuk dinte se çfare do të bëjë Presidenti dhe se nuk mendonte se dekreti që do firmosë Meta është ai për shpërndarjen e parlamentit. Pozitive sipas Bardhit është moskontestimi i deklaratave të Presidentit nga ambasadat në Tiranë.

“Nga deklaratat publike, presidenti ka njohur se do të firmosë një dekret. Mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarjen e parlamentit, por do ta shohim. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të Presidentit. Se çfarë do të ndodhë atë ditë nuk e kam idenë fare, sepse nuk organizohet nga partitë politike. Unë do të jem atje si qytetar i Republikës së Shqipërisë

Duke folur për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, Bardhi deklaroi se për 2 Marsin nuk ka pasur asnjë qëndrim prej tyre duke shtuar se do t’ informojnë se çfarë ka bërë Rama për të bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Nuk ka pasur asnjë qëndrim të asnjë ambasade që të ketë kontestuar deklaratat e Presidentit. Ambasadorja e ka një nga tri prioritetet e veta çështjet në Shqipëri që lidhen me aleancën tonë në NATO. Ajo nuk e di që Rama bënte protesta për të bllokuar anëtarësimin tonë në NATO. Kjo është një nga detyrat tona për ta informuar në ditët në vijim. Është detyrë e jona për ta informuar, por nuk ka asgjë normale në postimin e ambasadores, sa kohë ajo e ka një nga tri prioritetet. Nëse Rama do kishte mbështetje ndërkombëtare, sot do të ishin hapur negociatat. Konfirmoj se asnjë ambasadë apo faktor ndërkombëtar nuk e mbështet Ramën. Nuk gëzon mbështetje” shprehet Bardhi.