Lëkundjet e tërmetit shkaktojnë panik në Tiranë. Njerëzit dalin në rrugë

517
Sigal

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në Tiranë dhe Durrës rreth orës 21:15.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmiologjisë (EMSC), magnituda e tërmetit ka qenë 5 e shkallës rihter, me epiqendër në Hamallaj të Durrësit. Ndërsa sipas IGJEUM në Shqipëri, magnituda ka qenë 4.9 e shkallës rihter.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat.