Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit janë ngritur në protestë ditën e sotme.
Duke protestuar para prefekturës dhe uzinave në qytetet përkatëse, ata kërkojnë pagën e dytë të luftës dhe rifillimin e punës. Ata janë të pasigurtë për fatin e tyre, duke qenë se kanë tetë muaj pa punë.
“Kemi tetë muaj pa punë, kjo ka shkatërruar ekonominë e familjeve tona, morëm pagën e parë të luftës, ndërsa për të dytën kanë harruar. Kërkojmë pagën e luftës dhe rifillimin e punës”,-deklaroi një protestues.
Më datë 23 prill naftëtarët morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh pas shumë protestash dhe peticionesh. Tashmë ata kërkojnë ndihmë nga shteti, duke qenë se rafineria është mbyllur.